Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përthyhet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËRRYL

BËRRÝL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Vendi ku përthyhet krahu, ana e jashtme e nyjës ku lidhet llëra me pjesën e poshtmekrahut; pjesë e mëngës së një rrobembulon këtë vendkrahut. Mbështetem mbi bërryla. I bie (e shtyj) me bërryl. I dolën bërrylat. Përvesh mëngët deribërryl. Arnoi (qepi) bërrylin. Vdekja e burrit-si dhembja e bërrylit. (fj.u.).
2. Kthesë rruge ose lumi, dredhë, bërrylak. Bërryl rruge (shtegu, lumi). Prapa bërrylit. Bën bërryl. Lumi dredhonte nëpër bërrylat e shumtë. Udha ka një bërryl më të djathtë. Shoku njihetbërryla. (fj.u.).
3. Copë gypi e përkulur në mes, që shërben për të lidhurkthesë gypat e tjerë. Bërryli i sobës. Bërrylat e gypave. Bërryla uji. I vë bërryl.
4. Gone.
5. fig., përb. Njeri i trashë nga mendja, që s’merr vesh e nuk kupton, njeri fare kërcu, gdhe; kërcu i pagdhendur. S’i hyn gjë në tru atij bërryli.
Sin.: bërrylak, bërrylan, e kthyer, lak, dredhë, lakore, gju.
U bërryl (dikush) shih u tapë (dikush). Bërrylbërryl shumë afër, pranë njëri-tjetrit, ngjitur. Çan me bërryla (dikush) përpiqetbëjë përparajetë duke mënjanuartjerët; arrin atje ku do në mënyrë jo të ndershme. E ka në bërryl (dikë) nuk e përfill fare, nuk ia var; nuk e vlerëson; s’e bën përse. Kapet për bërrylash (dikush) nuk thotë atë që është, e shtrembëronvërtetën, është dredharak e i djallëzuar; ka shejtaninbark. I tregoi (i ktheu) bërrylin (dikujt) keq. e kundërshtoi prerë dikë, nuk ia pranoi atë që i tha a që i kërkoi; nuk i dha asgjë nga ç’i kërkoi. I vuri (i futi) bërrylin (dikujt) e mënjanoi nga një fushë veprimtarie me anëforcës, e largoi me dhunë e pa të drejtë; i vuri (i nguli) bririn.

EPEM

ÉP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet si lak; përkulet. Epet dërrasa. Nuk epet shufra e çelikut. Thuprat e thanës epen e nuk thyhen.
2. vetv. Përkul kurrizin përpara. Mos u ep tek oxhaku. Po epet fëmija mbi mangall.
3. vetv., fig. Nënshtrohem a përulem para dikujt. Nuk do të epem. Më mirëthyhesh, sesaepesh. (fj. u.).
4. pës. e EP.
Sin.: përkulet, lakohet, harkohet, përthyhet, nënshtrohem, përulem.

FALË

FÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. anat. Kyç. Falat e gishtërinjve. Fala e gjurit pjesa prapa gjurit, ku përthyhet këmba.
2. Falëz. Fala e pushkës.
Sin.: kyç, falëz.

PAPËRTHYESHËM

PAPËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i përthyeshëm; që nuk mundpërthyhet; i papërkulshëm; kund. i përthyeshëm. Bronkoskopëpapërthyeshëm (mjek.).

PËRTHYERJE

PËRTHÝERJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përthyej ose kur përthyhet diçka. Përthyerja e gjurit (e krahut).
2. fiz. Shmangiapëson një rreze drite, një valë zëri etj., kur kalon nga një mjedis a nga një trup te një tjetër me përbërje ose me dendësindryshme. Përthyerja e rrezesdritës (e vijaveforcës, e valëve elektronike).
Sin.: thyerje, palosje, kthim, përkulje, përveshje.

PËRTHYESHËM

PËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka aftësinëpërthyhet, që mundpërthyhet.
Sin.: i thyeshëm, i palosshëm, i harkueshëm, i lakueshëm, i përkulshëm, i epshëm.

PËRTHYHET

►PËRTH/ÝHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vet. v. III 1. vetv. Merr trajtën e një vijethyer (për diçkaishte e drejtë); përkulet, thyhet. Përthyhet krahu te bërryli (këmba te gjuri).
2. fiz., vetv. Ndërron drejtimin një rreze drite, një valë zëri etj., kur kalon nga një mjedis a nga një trup te një tjetër me përbërje ose me dendësindryshme. Përthyhet drita në ujë.
3. pës. e PËRTHÝEJ.
Sin.: përkulet, thyhet, paloset, kthehet, lakohet, harkohet, epet, shmanget.

THYHEM

THÝHEM jovep., ~THÉVA (u), ~THÝER 1. vetv., vet., v. III Ndahetdysh a në shumë copa, bëhet pjesë-pjesë a copa-copa, copëtohet (për diçkangurtë). U thye xhami. U thye shkopi (trari, shtylla). U thye copa-copa.
2. vetv. Përkulem, lakohem a harkohem. U theva nga pesha e thesit.
3. vetv., vet. v. III Merr trajtën e një vijethyer (për diçkadrejtë), përkulet, bëhetdysh, më tresh etj.; paloset. I janë thyer gjunjët. Thyhet si thupër. Janë thyer kapakët e librit (e fletores).
4. vetv., vet. v. III, fiz. Ndërron drejtimin, kthen (për dritën, rrezen etj.) kur kalon nga një mjedis fizik a nga një trup në një tjetër me përbërje ose me dendësindryshme (nëpër një prizëm etj.), përthyhet. Thyhet drita. Thyhen rrezet e diellit.
5. vetv., vet. v. III Ndryshon drejtimin e bie thikë poshtë, shkon tatëpjetë poshtë (për shpate malesh etj.).
6. vetv., fig. S'e përballoj dot diçka, nuk e kapërcej dot, mposhtem para diçkaje; tërhiqem, dorëzohem, jepem. Nuk u thyen para vështirësive (para pengesave, para vuajtjeve, para torturave). Thyhet shpejt. As thyhet, as përkulet.
7. vetv., fig. priten forcat, më lënë fuqitë, dobësohem shumë, bie nga shëndeti, vritem shpirtërisht. U thye moralisht. S'thyhet lehtë.
8. vetv., vet. v. III. edhe fig. S'është më aq i madh ose aq i fortë sa më parë, zbutet pak, bie ca, pritet; kalon, e kapërcen kulmin e vet e fillonbjerë. U thye vapa (të ftohtët). U thye vera. Iu thye vullneti. U thye mosha.
9. pës. e THÝEJ. U thyen pjatat (vezët). M'u thye dora (këmba, krahu). U thyen normat.
Sin.: copëtohet, përkulem, lakohem, harkohem, paloset, kthen, përthyhet, mposhtem, tërhiqem, dorëzohem, jepem, dobësohem, zbutet, pritet.
U thye *buka (me dikë). thyhet në *dorë (dikush). Thyhem (këputem) më *dysh. Iu thye *fati (dikujt). Nuk thyhet (nuk lidhet) në *kuvend (dikush). U thyen në *kuvend. U thye *zemra (me dikë). M’u thye *zemra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.