Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ADSORBÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Mjet përthithës, pajisje për të përthithur gazra, avuj etj.; ndajthithës.
2. kim. Lënda që ndajthithet. Adsorbenti i zhurmës lëndë që thith tingullin, duke ulur nivelin e zhurmës në një hapësirë të caktuar.
ASIMILÚES,~E mb. 1. biol. Që thith e përvetëson një lëndë të jashtme, që e tret dhe e përpunon në organizëm. Fuqia asimiluese e bimës.
2. fig. Që përvetëson mirë e me lehtësi një mësim a një lëndë. Aftësia asimiluese e nxënësit.
3. Që përpiqet të asimilojë një popull ose një komb tjetër. Politikë asimiluese.
✱Sin.: përvetësues, përvetues, marrës, thithës, përthithës, tjetërsues, përshtatës, integrues.
JOPËRTHÍTHËS,~E mb. Që nuk është përthithës, që nuk përthith; kund. përthithës.
PËRVETÚES,~E mb. 1. biol. Që thith, përpunon e tret në organizëm një lëndë të jashtme ushqyese; asimilues.
2. Përvetësues.
✱Sin.: asimilues, tretës, thithës, përthithës, përvetësues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë