Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRTHÍNJJ/E,~A f. Veprimi kur përthinj ose kur përthinjem.
►ZBÁRDH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Më dalin thinjat, thinjem; kund. nxihet. Është zbardhur krejt. - Sa shpejt u zbardh! Hana, kur ndërrohet, skuqet- njeriu, kur plaket, zbardhet. (fj. u.).
2. etnogr., vetv. Heq rrobat e zisë, heq zinë. Ajo u zbardh shpejt.
3. vetv., vet. v. III Zbardh9. Pa u zbardhur dita.
5. fig., vetv., vet. v. III Zbardh10.
6. vetv., vet. v. III Zbardh11. Zbardhet vendimi. Zbardhet ligji. U zbardh marrëveshja e bashkëpunimit.
7. vetv., vet. v. III Zbardh12. Zbardhet krimi. U zbardh një ngjarje e rëndë. Zbardhet dinamika e vrasjes. U zbardh atentati. Zbardhet dëshmia.
8. pës. e ZBARDH1-6. U zbardhën malet. Zbardhet jaka. Iu zbardh fytyra (nga frika). U zbardh si pëlhurë nga ethet. Leshit të zi, vëri sapun sa të duash, nuk zbardhet. (fj. u.).
✱Sin.: thinjem, zbardhohem, çngjyroset, bardhem, përthinjem, çelem, përmiellem, lëbardhem.
♦ Iu zbardh *buza (dikujt). Kur të zbardhet *penda e korbit iron. Sa të zbardhet *penda e korbit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë