Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përtheksoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBËRTHEJ

MBËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Fut kopsën në ilik; kap e bashkoj me kopsa, me karficë etj. dy anët e një veshjeje, të një rrobe etj.; kund. zbërthej. Mbërthej kopsat (sustat). Mbërthej zinxhirin. Mbërthej këmishën (pallton, pantallonat). Mbërthej çantën. Mbërthej me kopsë (me karficë).
2. Ngul gozhdë në një dërrasë etj. për ta ngulitur mbi diçka, ngallmoj. Mbërthej me gozhdë. Mbërthej me çekiç. Mbërthej dërrasat (trarët). Mbërthej arkën (derën, dyshemenë). Mbërthej këpucët (takat) me thumba. E mbërtheu në mur.
3. Var a kap një gjë diku me gjilpërë, me karficë, me tel etj., i vendos, i ngjesh. Mbërtheu dekoratatgjoks. Mbërtheu shpatënbrez. Mbërtheu fluturatalbum. Mbërtheu vëthëtvesh.
4. E rrok mirë dikë a diçka me duar ose me ndonjë mjet tjetër dhe e shtrëngoj fort që të mos më shpëtojë; e kap, e zë, e shtrëngoj fort (edhe fig.). E mbërtheu për fyti (për gryke, për flokësh, për beli, për mënge). E mbërtheu me krahë. E mbërtheu timonin me të dyja duart. Mbërtheu çekiçin e nisipunonte. Mbërtheu dhëmbët e s’e hapi gojën. E mbërthyen kur po kapërcente kufirin.
5. kaunzgjedhë, mbreh; lidh kalinkarrocë; kund. zbërthej. Mbërtheu qetëparmendë.
6. Bashkoj pjesët e veçanta të një mekanizmi në një të tërë, duke e vënë secilënvendin e vet; kund. zbërthej. Mbërthej mitralozin (topin). Mbërthej bajonetën në pushkë. Mbërthej vidhat.
7. fig. E bëj dikëqëndrojë në një vend pa lëvizur ose për një kohëgjatë; e vë në një gjendjetillë sa që s’ka nga luan, e zë ngushtë; ia mbledh keq. E mbërtheuvend me një vështrim. E mbërtheu mirë me fjalë. S’e mbërthen dot atë.
8. vet. v. III kap keq, më zë mirë e s’më lëshon (sëmundja, frika etj.); më pllakos (edhe fig.) (përdoret zakonisht me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën kallëzore). E ka mbërthyer sëmundja (gripi, përdhesi). E mbërthyen ethet. E mbërtheu gjumi. E mbërtheu frika. E mbërtheu rakia e zuri keq rakia, u deh. Na mbërtheu shiu (bora, të ftohtët). Kriza ka mbërthyer gjithë vendin.
9. fig. Ngul fort (sytë, vështrimin) mbi dikë a mbi diçka dhe nuk ia heq. Ia mbërtheu shikimin (vështrimin). I mbërtheu sytë me habi.
10. bised. E mbush plot. E mbërtheu shtëpinë me të mira.
Sin.: kap, kopsit, qep, përtheksoj, karfos, ngallmoj, montoj, var, vendos, ngjesh, zë, citos, ngul, gozhdoj, qapoj, përlaj, kapërthen, zatet, pllakos, përfshij, pushton, zapton, mbreh, përqendroj, ngjesh, ngushtoj.
E mbërtheu (e zuri, e kapi) për *fyti (dikë). E mbërtheu (e kyçi, e mbylli, e qepi) *gojën (dikush). E mbërtheu me *gozhdë (diçka a dikë). E mbërtheu (e zuri, e kapi) për *gryke (dikë). E mbërthej (e mbaj, e gozhdoj) në *vend (dikë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.