Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SABÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sabit a sabitem; tharje. Këtë sabitje nuk e kemi parë ndonjëherë. Sabitja po e dëmtonte prodhimin. Duhen marrë masa për të parashikuar sabitjen.
✱Sin.: terje, përtharje, fikatje, fikje, përfikje, kullim, shterje, shtrim, përcëllim, djegie, fishkje, venitje, rreshkje, rreshkim, prishje, tretje, dobësim, heqje, ligie, ngurtësim.
THÁRJ/E,~AI f. ~E, ~ET 1. Veprim kur thaj ose kur thahet diçka; kund. lagie. Tharje e plotë. Tharja e rrobave (e ndërresave, e kripës, e tullave, e drurit). Tharja e pemëve (e perimeve, e jonxhës, e duhanit). Tharja e farave. Tharja e ajrit. Tharja e kënetave. Fabrika (makina, dhoma) e tharjes. Reparti i tharjes. Koha e tharjes. Tharje në diell. Tharje me erë (me nxehtësi, me avull).
2. (fiz.) Proces fizik i largimit të ujit nga produktet e ndryshme me prejardhje bimore e shtazore nëpërmjet avullimit në kontakt me ajrin e ngrohtë, që përftohet në tharëse të ndryshme me anë të djegies së lëndëve djegëse, nga energjia elektrike, nga rrezet ultra të kuqe, nga sublimimi si edhe në kushte zbrazëtie në interval temperaturash nga 15°-250° C.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa procese të tilla. Tharje artificiale (e barit) proces i tharjes së barit të njomë ose gjysmë të tharë në fushë, në impiante e me makina tharëse ose në depot e barit me anën e ventilimit me ajër mjedisi ose me ajër të nxehtë. Tharje bari proces i heqjes së lagështisë dhe i krijimit të një mjedisi fiziologjikisht të thatë, për konservimin e ushqimeve të gjelbra, i cili realizohet me teknika të ndryshme, si ajo e zakonshme a tradicionale, me ajër të ftohtë apo me ajër të nxehtë. Tharje me ajër të detyruar tharje e foragjereve me anën e rrymave të ajrit të dhënë nga një ventilator i fuqishëm. Tharje me ajër të ftohtë tharje artificiale e barit me ventilim me ajrin e mjedisit në impiante tharëse si dhe me ventilim periodik. Tharje me ajër të nxehtë tharje e barit ose e kokrrave të drithërave në impiante tharëse me ajër të nxehtë.
✱Sin.: terje, përtharje, fikatje, fikje, kullim, shterje, venitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë