Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEMBELÍSHT ndajf. Me dembeli, me përtaci. E nisi dembelisht këtë punë.
DEMBELÍZ/ËM,~MI m. Të qenët dembel; mungesë vullneti e dëshire për të punuar, prirje për t’iu shmangur punës, përtaci; përtesë. Dembelizëm i theksuar. Ra në dembelizëm. E ka nga dembelizmi.
✱Sin.: dembeli, dembellëk, dembelosje, përtaci, përtesë.
DEMBELLLËK,~U m., bised. Të qenët dembel, dembeli, përtaci. Me dembelllëk. I hipi (e zuri) dembelllëku.
NGARRÍTJ/E,~A f. Djerraditje, përtaci; vonesë; humbje kohe.
PËRTÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është përtac. S’luan nga vendi përtaci. Përtaci i rëndet dhe dheut. (fj. u.).
2. zool. (lat. Choloepus; Bradypus) Gjitar me krahët më të gjatë se këmbët, që kanë tri gishta në putrat e përparme dhe pesë gishta në putrat e pasme dhe që jetojnë në pyjet e Amazonës, Panamasë etj.
3. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje të këtyre gjitarëve: Përtaci dygishtor (lat. Choloepus). Përtaci tregishtor (lat. Bradypus tridactylus). Përtaci i ujit tardigradi.
PËRTACÍSHT ndajf. Me përtaci. Nisej përtacisht për në punë. Lëvizte përtacisht nëpër dhomë. Portalet dhe rrjetet sociale synojnë përtacisht dhe në mënyrë aspak inteligjente të rrisin klikimet.
PËRTÉS/Ë,~A f. 1. Mungesa e vullnetit dhe e dëshirës për të punuar; përtaci, dembeli. Punojnë me përtesë. Nuk di se ç’është përtesa.
2. Gjendja kur njeriu ka qejf të rrijë e të mos bëjë gjë; gjendja kur njeriu e bën diçka pa qejf e fare ngadalë, si përtac; ngathtësi, plogështi. U ngrit me përtesë. Fliste me përtesë.
✱Sin.: përtim, përtaci, dembeli, dembelizëm, dembellëk, mërzi, ngathtësi, plogështi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë