Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÓNJË mb. Që e do punën, që punon shumë dhe mirë, e papërtuar, punëmadhe, ç’i sheh syri i bën dora (për gruan); kund. përtace, dembele, e përtuar, krahëthatë. Grua bonjë. - Nusja e madhe na ka dalë bonjë, / S’ia shkon njeri që t’ia kalojë. (folk.).
✱Sin.: punëtore, e papërtuar, punëmadhe, punëdashëse.
FIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është shumë e varfër. Bashkia kishte ndihmuar fikanet e lagjes.
2. Ajo që është shumë e pazonja, e paaftë; përtace e grindavece. Me atë fikanen nuk donte të punonte.
3. Ajo që ka mbetur vetëm, pa njeri. Ishin kujdesur të gjithë për fikanen e moshuar.
4. Ajo që prish shumë, që shpenzon vend e pa vend; që s'e mban paranë; dorëshpuar. Nuk doli më në pazar me fikanen.
PËRTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Përtace; dembele.
2. E pakujdesshme, moskokëçarëse.
SAMOVÁILLË mb., bised. 1. Shkurtabiqe. Grua samovaillë.
2. Shkatarraqe. Vajzë samovaillë.
3. Përtace. Ishte bërë samovaillë.
SAMOVÁILL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Grua shkatarraqe; përtace. Në derë u duk samovailla.
2. euf. Figura të besimit popullor, që përfytyrohen si nimfa që shuplakin foshnjat. Fëmijët u trembeshin samovaillave.
SHALËNGJÍTUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që lëviz me vështirësi e me ngathtësi. U ngrit më në fund shalëngjitura.
✱Sin.: e ngathët, e plogët, e mefshtë, parazite, bjerraditëse, përtace, dembele.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë