Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përsyktë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOJËGJAK

BOJËGJÁK,~E mb. Që ka ngjyrëkuqendezur si të gjakut. Bluzë bojëgjake. Vezullimi bojëgjak i dredhëzave. Moj e mira jelekë bojëgjake, / Vishma veshjen podrimçake. (folk.).
Sin.: i kuq, i kuqërremë, i lëkuq, flakë, brymës, i përsyktë, i rremtë.

BRYMËS

BRÝMËS,~E mb. 1. Që ka ngjyrë gështenjë në të kuqe, në ngjyrëuthullës, i kuqërremë, i mushkëllyer (kryesisht për kuajt). Kalë brymës. Pelë brymëse.
2. si em. m. Sipas kuptimitmbiemrit. Djali i hipi brymësit e sikur fluturoi.
Sin.: i kuqërremë, i mushkëllyer, i përsyktë, i remtë, i lëkuq, i kuq.

PËRSYKTË

PËRSÝKTË (i, e) mb. Që e ka qimenbardhë me të kuq, si i kuqërremtë (për disa kafshë). Kalë i përsyktë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.