Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BEH vep., ~A, ~UR jokal. 1. kryes. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Vjen papritmas, arrin shpejt e papandehur, çatis. Ia behu në shtëpi (në derë). Ia behu i pari. Ia behu shiu (dimri). Ia behu dita jonë. Ia behu në turr të vrapit.
2. vet. v. III Ndodh papritmas, ngjet diçka papandehur; më zë në befasi. Më behu një punë. I behu një vdekje. I behu e liga.
✱Sin.: përspjet, çatis, bof, batis, teptis.
PËRSPJÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përspjet ose kur përspjetem. Përspjetja e punëve.
2. Mbarësim, përmirësim, mëkëmbje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë