Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOHORRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Sillem poshtë e lart pa ndonjë qëllim të caktuar, endem, përendem, bredh; sillem kot, hallakatem, tallem. Bohorritet si keci kërthi. U bohorrit e u lodh. U bohorritën nëpër rrugë, pastaj u mblodhën në shesh.
✱Sin.: endem, përendem, bredh, harboj, livadhis, sillem, përsillem, vërtitem, sorollatem, rrotullohem, hallakatem, vërdallosem, tallem, zgafullohem, hardallosem, çakërdisem, hapërdahem, arrakatem, trapit, arratisem, hallavitem, kapistallem, tororisem.
►SÍLLEM jovep., SÓLLA (u), SJÉLLË 1. vetv. Kthehem nga një anë a nga një drejtim. Sillu këtej! U soll nga unë. Sillet me fytyrë nga dielli.
2. vetv., zakon. v. III Bëj një lëvizje në trajtë rrethi, lëviz rrotull diçkaje, rrotullohem. Sillet rrota. Sillet vallja. Sillet rreth vetes. Toka sillet rreth Diellit.
3. fig., vetv. I drejtohem dikujt për një punë a për një nevojë. S'di kujt t'i sillet.
4. Bredh poshtë e lart, shkoj sa andej këtej; rri pa punë, e shkoj kohën kot. Sillet poshtë e lart (andej e këtej, rreth e rrotull). Sillet nëpër qytet. Sillet kot. Sillet vërdallë. Sillet pa punë.
5. vetv. Vij rrotull pa ia dalë ta bëj diçka, humbas kohën duke u marrë me diçka a me dikë pa fryt. U soll shumë ditë për ta mbaruar atë punë. Sillet e përsillet me po atë gjë.
6. vetv. Rrekem me diçka për ta bërë a për ta ndrequr, merrem me diçka. Po sillet me një dry të prishur. Po sillet shumë për ta ndrequr.
7. fig., vetv. Veproj në një mënyrë të caktuar në marrëdhëniet me dikë a me diçka; mbaj një qëndrim të caktuar në shoqëri a në marrëdhënie me të tjerët; e mbaj veten në një mënyrë të caktuar. Sillet mirë (keq). Sillet egër (vrazhdë, rreptë, butë). Sillet në mënyrë të kulturuar. Sillet si çilimi (si fëmijë). I sillet si mik (si shok). Sillet me mend në kokë. Nuk di të sillet.
8. pës. e SJELL. Sillet nga larg.
✱Sin.: kthehem, drejtohem, përsillem, endem, përqallem.
♦ Sillem *anepërqark. Sillet rreth *dardhës (dikush). Si (do të) sillet *hamulla! U solla e u mbështolla u përpoqa me të gjitha mënyrat për t’ia arritur qëllimit; dhashë e mora. I sillet (i vjen) *rrotull (përqark) (dikujt). Sillet nga sillet (dikush) sido që të bëjë a të veprojë, pasi ka bërë shumë përpjekje për diçka; bën ç’bën (dhe...). I sillet (i vjen) *vërdallë (dikujt).
►VRANGULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III. Rrotullohet, sillem rreth vetes. Vrangullohet rreth boshtit të vet. Vrangullohet me shpejtësi.
2. Vij rrotull; shkoj duke u përdredhur. Gjithë natën u vrangullova në shtrat prej dhimbjes. U vrangulluam duke kërcyer valle.
✱Sin.: rrotullohet, vërtitet, sillet, kthehet, përkthehet, mbështillet, përsillet, përpëlitem, përsillem, përdridhem, shpërdridhem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë