Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRSHPÍRTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., fet. 1. Që nuk ndjek rregullat e fesë; kund. i përshpirtshëm. Njeri i papërshpirtshëm.
2. Që nuk është i përshpirtshëm; që nuk ka frymë fetare; kund. i përshpirtshëm. Qëndrim i papërshpirtshëm. Ndjenjë e papërshpirtshme.
3. Që nuk respekton ose nuk nderon vendet e shenjta, të vdekurit etj.; kund. i përshpirtshëm.
PËRSHPIRTSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përshpirtshëm; vetia e diçkaje që është e përshpirtshme. “Vatra” përkujtoi me nderim, lutje e përshpirtshmëri shenjtoren e kombit shqiptar, Nënë Terezën.
✱Sin.: përshpirtësi, përshpirtëri.
PËRSHPÍRTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ndjenja prej besimtari, që është i dhënë pas fesë, ndjek rregullat e saj dhe beson në dogmat fetare. Njeri i përshpirtshëm.
2. Që ka përmbajtje fetare; që bëhet sipas rregullave a kërkesave të fesë. Vjersha të përshpirtshme. Vepra të përshpirtshme.
3. Që tregon nderim për të vdekurit, për vendet që mbahen si të shenjta etj.
4. Që tregohet i mëshirshëm. Njihet si njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm.
5. si em. m e f. sipas kuptimeve 1, 4 të mbimerit.
✱Sin.: i mëshirshëm, besimtar, fetar, i dhembshur.
PËRSHPIRTËRÓR,~E mb. I përshpirtshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë