Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përshpirtem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUTEM

LÚT/EM jovep.,~A (u), ~ÚR vetv. 1. (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) I drejtohem dikujt me të mirë, me fjalëbuta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka, i shpreh dëshirën time dhe e grish që ta plotësojë etj.; i drejtohem dikujt që të më ndihmojë për diçka. Iu lut që ta mbante. Të lutem si shok (si mik). Të lutemvish sa me shpejt. Iu lut shumë, po se dëgjoi. Nuk ka për t'iu lutur kurrë. Mos iu lut kot!
2. E dëshiroj dhe e kërkoj me gjithë shpirt diçka, uroj që të ngjasë. Lutet me gjithë zemër që të vijë.
3. Përdoretmënyrën urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtrapëremrave vetorë , jurasën kallëzore), kur i përgjigjemi dikujt me mirësjellje, kur pranojmë kërkesën e tij ose miratojmë atë që ka thënëparë (në kuptimet “s'ka për se”, “s'ka gjë”, “po si jo” etj.). falem nderit! - lutem! Më falnindodhi kështu! - Ju lutem! A ta marr pak këtë? - Ju lutem!
4. fet. I falem a i drejtoj lutje një hyjnie ose një shenjti; kryej lutjet gjatë një riti. I luteshin zotit. S’i lutenperëndisë. Luteshin nëpër kisha.
Sin.: përbehem, përlëkurem, përshpirtem, përfalem, lazmohem, lazmitem, lëvarem, përulem, përvarem, lëpihem, truhem, përgjërohem, hirohem.

PËRLËKUR

PËRLËKÚR vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. E dobësoj shumë, e bëj kockë e lëkurë. I përlëkuri shkurti bagëtitë.
2. fig. E luttepërmi dikë, duke e marrë me të mirë dhe duke i bërë gjithfarë lajkash, i përshpirtem.

PËRLËKUREM

PËRLËKÚR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Dobësohem shumë, bëhem kockë e lëkurë.
2. I lutem për së tepërmi dikujt për diçka, duke e marrë me të mirë dhe duke i bërë gjithfarë lajkash, i përshpirtem, i lëpihem. I përlëkurej në mënyrëneveritshme.
Sin.: lëvarem, përloshem, lëpihem, përvarem, përshpirtem, përqallem.

PËRSHPIRTJE

PËRSHPÍRTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshpirtem.
2. fet. Ceremoni a meshëbëhetkishë për të përkujtuar një të vdekur; përkujtimore. Bënin përshpirtje.
3. fet. Ushqime e sendetjerandajnë për kujtim të të vdekurit (ku vepron kisha e krishterë). Ziejnë grurë për përshpirtjet.

PËRVAREM

PËRVÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nxjerr kokën dhe një pjesëtrupit jashtë një dritareje, matanë parmakëve etj.; rri varur duke u mbajtur me duar, anoj nga njëri krah. Përvarej në dritare. Mos u përvar te parmaku i shkallës!
2. fig., vetv. I lutem tepër dikujt, i përshpirtem.
3. pës. e PËRVÁR.
Sin.: varem, përshpirtem, anoj, anohem, lutem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.