Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRSHKRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është aq i madh a i jashtëzakonshëm sa nuk mund të përshkruhet me fjalë, i jashtëzakonshëm, i patregueshëm; kund. i përshkrueshëm. Gëzim (entuziazëm) i papërshkrueshëm. Vuajtje (mundime) të papërshkrueshme. Heroizëm (guxim) i papërshkrueshëm. Rrëmujë e papërshkrueshme.
✱Sin.: i patregueshëm, i parrëfyeshëm, i pashprehshëm, i parrëfyeshëm, i pakallëzueshëm, i jashtëzakonshëm.
PËRSHKRUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përshkrueshëm; vetia e diçkaje që është e përshkrueshme. Përshkrueshmëria e ngjarjeve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë