Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MATRAPÁZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised., keq. 1. Tregtar i vogël që bën hile e mashtrime të nxjerrë fitime, përshitës. E bleu nga një matrapaz. Mirëmbajtësit e rrjetit janë kthyer në matrapazë. Te këta matrapazë gjen kollare për çdo stinë.
2. fig. Ai që është pa parime dhe kërkon t’ia arrijë qëllimit duke bërë hile, mashtrime e pazarllëqe. Është matrapaz i madh. Matrapaz i dijes. Punë (sjellje) prej matrapazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë