Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►COPËT/ÓHEM vep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet copa-copa, ndahet, thyhet ose griset në shumë copa. Copëtohet shkëmbi. Një gomone copëtohet në ujërat e cekëta. Copëtohet qypi. Çekanët godasin, gurët copëtohen.
2. Plagosem, vritem rëndë, dërrmohem.
3. Zihemi me një tjetër, duke çjerrë e grisur njëri-tjetrin. U vranë e u copëtuan. Grihen e të coptohen njeri me tjetrin e përditë.
4. fig. Përpiqem me të gjitha forcat për dikë a për diçka, bëhem copë. Copëtohej ditëziu derisa t’i mbushte mendjen asaj vajze.
5. pës. e COPËTÓJ. Dëshironte që kjo ndërmarrje të mos copëtohej. Duket sikur familja të copëtohet e të rrëshqet ndër duar.
✱Sin.: copëzohet, copëlohet, prishet, shprishet, thërrmohet, cukëlohet, ndahet, shkrehet, capërlohet, shpartallohet, lakaniset, lakërohet, thyhet, shkalafitet, bërlutet, çokaniset, shkafanjitem, shkalaveshem, shkapërderdhet, shkalafendem, shqyhem, dërrmohem, shembem, përsheshem, rraskapitem.
♦ M’u copëtua *zemra (shpirti) (për dikë a për diçka).
►DËRRMÓ/HEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet copa-copa të vogla; bëhet thërrime, thërrmohet. Dërrmohet buka (djathi). U dërrmua duhani.
2. bised., vetv., vet. v. III Shkoqet (për misrin, grurin etj.). U ërrmua gruri në arë.
3. vetv. Vritem keq a plagosem duke u përplasur diku etj.; shembem, copëtohem. I janë dërrmuar këmbët (gishtat). U dërrmua te gurët. U dërrmua në krah. U dërrmua keq.
4. edhe fig., vetv. Lodhem a dobësohem shumë duke bërë diçka, këputem, rraskapitem; përpiqem e mundohem shumë, copëtohem. U dërrmua në punë. Ishin dërrmuar nga udha. U dërrmua për të rritur fëmijët.
5. fig., vetv. Tronditem shumë, vritem shpirtërisht.
6. pës. e DËRRMÓJ.
✱Sin.: thërrmohem, copëtohem, shkoqem, përsheshem, vritem, plagosem, shembem, shkatërrohem, shpartallohem, këputem, lodhem, dobësohem, rraskapitem, capërlohem, handakosem.
►PËRLÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zihem fytafyt me dikë, kapem e ndeshem keq me dikë, përfytem, kacafytem. U përleshën keq. U përleshën kalamajtë.
2. Hyj në luftë me dikë, bëj luftë të hapur e të vendosur, luftoj për jetë a për vdekje me një armik; përfytem, kacafytem. U përleshën ashpër (trup me trup). U përleshem me armë.
3. fig. Luftoj me vendosmëri e me guxim për të mposhtur një pengesë a vështirësi etj. Përleshem me guxim me vështirësitë (me thatësirën, me kushtet e këqija atmosferike). Përlesheshin me përmbytjet.
✱Sin.: kacafytem, përfytem, përlëfytem, mbërthehem, përlahem, zihem, kërleshem, rrokem, kapem, rrihem, ndeshem, mbrehem, përsheshem, qepem, gramshaleshem, përpiqem, përgjakem, grindem, fytafytem, goditem, grihem, luftoj, gjelafytem, qepërohem, zatetem.
PËRSHÉSHJ/E,~A f. Veprimi kur përshesh ose kur përsheshem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë