Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përshëndoshem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FALEM

FÁL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) I lutem dikujt për diçka. Iu fal ta ndihmonte.
2. fet. I drejtoj lutje Zotit; adhuroj Zotin; kryej lutjet e një riti fetar. I falej Zotit. Ishte duke u falur.
3. Përshëndoshem me dikë; përshëndet a uroj dikë. Falem me njerëzit e shtëpisë. U fal me shokun që po nisej për rrugë.
4. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Falënderoj. - falem shumë për nderin që më bëre.
5. Dorëzohem. S’falem, se jam në të drejtën time.
6. vet. v. III Shuhet, fiket (për dritën etj.); vdes (për njeriun). U fal zjarri. Tha vetëm dy fjalë dhe u fal.
7. pës. e FAL. Iu fal dënimi. Liria nuk falet, por fitohet me gjak (fj. u.).
Gjete *kishë (xhami, teqe) të falesh! iron.
Sin.: lutem, përshëndetem, falem, shuhem, përkulem.

LAMTUMIREM

LAMTUMÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. I lamtumirën dikujt, ndahem nga dikush duke i lënë lamtumirën.
Sin.: ndahem, përshëndoshem.

PËRSHËNDETEM
UROHEM

UR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Përgëzohemi me dikë duke i shprehur njëri-tjetrit një dëshirëmirë, përshëndetemi me dikë. Pinë dhe urohen. U uruan dhe u ndanë.
2. pës. e URÓJ.
Sin.: përgëzohem, përshëndetem, përshëndoshem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.