Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përsëritje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALITERATIV

ALITERATÍV,~E mb., poet. 1. përsëritet; që përsërit tinguj ose rrokjevargjet poetike; që ka të bëjë me aliteracionin, që i përket aliteracionit, i aliteracionit. Tinguj aliterativë. Vargje aliterative. Përsëritje aliterative.

ANADIPLOZË

ANADIPLÓZ/Ë,~A f. 1. mjek. Përsëritje ose dyfishim i sulmeve te një sëmundje (si te malaria etj.), që shoqërohen me ethe. E kishteanadiploza.
2. poet. Përsëritje e fjalëvepoezi, që krijohet duke filluar vargun pasues me fjalën ose shprehjen që ka përfunduar vargun paraprijës. Poeti ka përdorur shpesh anadiplozën.

AUTOINFEKSION

AUTOINFEKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Infektimi i një organizmi nga mikrobettashmë gjendentrup, si rrjedhojë e dobësimit të sistemit mbrojtës; infektimbartet prej një pjesetrupitpjesën tjetër të tij; vetinfektim. Autoinfeksion parazitar (virusal, bakteror). Përsëritje e autoinfeksionit. Parandalimi i autoinfeksionit.

BASHKËTINGËLLORIZIM
DHE

DHEI lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy elemente të të njëjtit lloj brenda një fjalie ose dy fjali të të njëjtit llojaspektin gramatikor; e. Burra dhe gra. Të rinj dhereja. Zonja dhe zotërinj. Ditë dhe natë. Është i ndershëm dhe fjalëpaktë. Punojnë dhe mësojnë. U ngrit shpejt dhe u nis për rrugë.
2. Shpreh kuptim përforcues kur përsëritet para fjalëve të të njëjtit lloj, para një grupi fjalësh të të njëjtit lloj a para fjalivegjithashtu kryejnënjëjtin funksion gramatikor, të cilat tregojnë kryesisht sende, dukuri a veprimenumërohen; edhe. Dhe i aftë, dhe i palodhur. Dhe për të sotmen, dhe për të nesërmen. Dhe për dimër, dhe për verë. Dhe punon, dhe mëson. I morigjithë me vete dhe fëmijët, dhe prindërit, dhe shokët. Dhe qeros, dhe fodull.
3. Gjithashtu, po ashtu, ashtu edhe, edhe. Si ai dhe ti. Si i ati dhe i biri. Sipas vendit dhe kuvendi. (fj. u.).
4. Përdoret për të kundërvënë dy elemente të të njëjtit lloj brenda një fjalie a për të përqasur dy fjali gjithashtu të të njëjtit lloj; e, edhe. Duhet punë dhe jo fjalë. Duhejshkonte me shokët dhe jo të rrinte.
5. Shpreh përsëritje, vijimësi a përforcim kur përdoret për të lidhur dy fjalëndryshme kuptimisht, por që kryejnënjëjtin funksion gramatikor ose dy trajta të së njëjtës fjalë. Mirë dhemirë. Vetëm dhe vetëm. Keq dhe mos më keq. Foli dhe foli sa u lodh. Kur zë dhe mburret, s'durohet.
6. Përdoret për të lidhur trajtat e njëjta të një foljeje (njëra e shoqëruar me pjesëz mohuese) kur veprimi a gjendja shprehen si jo të sigurt, jo të prerë etj. Dhe e bën, dhe s’e bën. Dhe e thotë, dhe s’e thotë. Dhe është, dhe s’është. Dhe vjen, dhe s’vjen.
7. Përdoretfillim të një fjalieplotëson a që sqaron një mendimshprehur nga një fjali tjetër para saj. Dhe atje nuk u mësua. □ E lan, e ushqen, ia bëngjitha gati. Dhe pastaj ka gojë e flet. □ Ia thuagjitha me mirëbesim. Dhe pastajtradhton. □ E shoqëron gjithë ditën. Dhe harron të të thotë faleminderit.
8. si ndajf. Në një shkallë më të lartë, më shumë, edhe, ca. Dhe më të mëdha. Dhe më i fortë (më i mirë...). Dhebukur (më shumë, më keq...).
9. Edhe pse..., megjithëse..., edhe kur...; edhe. Dhelodhur katër sy shohin prapëmirë se dy (fj.u.).
Sin.: e, edhe, gjithashtu, ca.

DREDHULE

DREDHÚL/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. meteor. Shtjellë.
2. muz. Përsëritje e shpejtë e të njëjtit ton ose e dy toneve njëri pas tjetrit, që jep dridhje; mënyrë të kënduari me dridhje të kontrolluara të zërit.
3. fig., shaka. Njeri dredharak.

E

EIV lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy përbërës të të njëjtit lloj në një fjali ose dy fjalibashkërenditura këpujore; dhe. rinj e të reja. Bukë e kripë. Ha e pi. Shkoi e u kthye shpejt. Të ndalonte e të fliste me mirësjellje.
2. Përdoret për të lidhur dy fjalë të së njëjtës klasë (dy emra, dy folje, dy ndajfolje, dy mbiemra etj.) që tregojnë përsëritje ose vijimësi veprimi a gjendjeje, përforcimin e një tipari etj. (në lidhjet me bashkërenditje); dhe. Tani e tutje. Vetëm e vetëm që të fliste. Një herë e përgjithmonë. Rreth e rrotull. Për orë e orë të tëra. Keq e mos më keq. Mirë e më mirë. Ec e ec e s’ka të sosur. Bie e fle. Zë e gërhet.
3. Përdoret për të theksuar një fjalë, një grup fjalësh a një fjali që ka kuptim pak a shumëkundërt me diçkaështë thënëparë; dhe, edhe. Duhet punë e jo fjalë. Duhej t’ia kishe thënë e jo të heshtje.
4. Përdoret për të treguar rezultatin e një veprimi; pastaj, atëherë. Hidhi ngjyrëkuqeverdhës e do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Jepi një kitare e ai do të të habisë.
5. Përdoretfillim të një fjalie për të dhënë një koment shtesëlidhje me atë që është thënë pakparë. E sot fshati duket si në festë. E u nis pastaj tërë gëzim.
6. Përdoret te numërorët e pathjeshtë për të lidhur dhjetëshet me njëshet, qindëshet me dhjetëshet, mijëshet me qindëshet e kështu me radhë. Dyzet e nëntë. Njëqind e shtatëdhjetë e pesë. Dy mijë e njëzet e pesë.
Sin.: dhe, edhe, pastaj, atëherë.

EDHE

EDHÉII lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy përbërës të të njëjtit lloj në një fjali ose dy fjalibashkërenditura këpujore a shtuese; e, dhe. Nxënësit edhe mësuesit. Punojmë edhe mësojmë. Lexoj edhe dëgjoj muzikë. Ha edhe flet. Natën edhe ditën.
2. Gjithashtu, ashtu edhe. Si bleta edhe mjalti. (fj. u.). Sipas vendit edhe kuvendi. (fj. u.).
3. Përdoret për të lidhur dy fjalë të së njëjtës klasë (dy emra, dy folje, dy ndajfolje, dy mbiemra etj.) që tregojnë përsëritje ose vijimësi veprimi a gjendjeje, përforcimin e një tipari etj. (në lidhjet me bashkërenditje); e, dhe. Mirë edhemirë. Keq edhekeq.
4. Përdoret e përsëritur për të përforcuar kuptimin e dy mbiemrave, të dy emrave, të dy ndajfoljeve etj., zakonisht me kuptim shtues a kundërshtues; hem... hem. Edhe i aftë, edhe i ndershëm. Edhe sot, edhe nesër. Edhe për të sotmen, edhe për të ardhmen. Edhe për verë, edhe për dimër. Edheqorton, edhe të do. Edhe qeros, edhe fodull. (fj. u.). Edhe mishipiqet, edhe helli të mos digjet. (fj. u.).
5. Përdoret e përsëritur përpara emrave, mbiemrave, foljeve etj. që numërohen. I morigjithë me vete - edhe djalin, edhe çupat, edhe nënën, edhe gjyshin. Është e domosdoshme edhepunohet toka thellë, edhe të thërrmohen plisat.
6. Përdoret e përsëritur paranjëjtës foljegjithashtu përsëritet, për ta paraqitur veprimin a gjendjen si të pasigurt, të pavendosur etj. Edhe vjen, edhe s’vjen. Edhe e bën, edhe s’e bën.
7. Përdoret si pjesë e parë e shprehjeve lidhëzore lejorefjalitregojnë se diçka do të ndodhë, megjithëse ka rrethana penguese (edheqoftë se..., edhe po qe se..., edhe në..., edhe sikur..., edhe pse..., edhe sepse...). Tani nuk ka vlerë edheqoftë se vjen.
8. si kallëzues., mat. Shtojmë (kur mbledhim dy numra). Dhjetë edhe dy. Katër edhe katër bëjnë tetë.
9. si em. f. ~, ~JA f. sh. ~, ~bised., mat. Shenja e mbledhjes (+); plus.
Sin.: e, dhe, gjithashtu.

EMFAZË

EMFÁZ/Ë,~A f. 1. let. Shprehësi e theksuar emocionuese në të folur a në të shkruar. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë. Metoda për të dhënë emfazë.
2. gjuh. Theksim i veçantë i një fjale a i disa fjalëve për ta bërë më të qartë a më të rëndësishëm kuptimin. Ku po na shpie vallë kjo emfazë mbidrejtat e pronësisë. Shkrime të lexuara me emfazën e duhur. Ai bën përsëritje për emfazë.
3. Përdorim i tepruar i stilitlartëligjërim. Shqiptoj me emfazë. Emfaza shfaqet kur duam t’u imponohemitjerëve. Nuk mundpërdorë vend e pa vend një emfazë.
Sin.: shprehësi, theksim.

EPIFORË
KADENCË

KADÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. muz. Kthesëmbyllje të një fraze muzikore. Kadenca e këngës.
2. muz. Pjesë e luajtur nga një instrumentist pa u shoqëruar prej orkestrës.
3. let. Ritëmpërcaktohet nga mënyra e theksimit të vargjeve kryesisht në një poezi.
4. fig., libr. Përsëritje e zhurmave, e goditjeve etj., që vijnë rregullisht njëra pas tjetrës. Kadenca e hapavedikujt.

MOSPËRSËRITJE

MOSPËRSËRÍTJ/E,~A f. Mungesë dëshire ose pamundësi për të përsëritur diçka; kund. përsëritje. Mospërsëritja e kontratëspunës për dikë. Kërkoi garanci për mospërsëritjen e sulmeve.

NGA

NGA parafj. Përdoret me një emërrasën emërore, për të treguar: 1. Vendin prejcilit nis lëvizjen dikush a diçka ose prej ku vjen dikush a diçka; burimin prej ku del diçka; prej. Vjen nga qyteti (nga fshati, nga malësia). Erdhën nga Gjermania. Vinin nga larg. Zbritën nga malet. Buron nga liqeni (nga mali). Del nga toka.
2. Vendin drejtcilit lëviz dikush a diçka, te. Shkuan nga ujëvara. Erdhi nga ne pas ceremonisë. U drejtuan nga tribuna. Nga e majta (nga e djathta).
3. Vendin nëpërcilin kalon ose përshkohet diçka; nëpër. Hyri nga dera. Fluturoi nga dritarja. I ranë nga kopshti. Marr ilaçe nga goja.
4. Vendin ku gjendet dikush a diçka; në, te; vendin ku ndodhet njeriu a sendi veprues. Isha nga vëllai. Si jeni nga shtëpia? Kalonte ditën nga vreshtat. E pashë nga ballkoni.
5. Pikën a vendin mbicilin drejtohet një veprim. Vështroi nga deti (nga rruga). Hodhi sytë nga shtëpia. Vëzhgonte nga ajo anë (nga ai krah). Anon nga ne.
6. Vendin ose drejtimin prej ku vepron diçka mbi folësin a mbi një send. E rrethuan nga krahët. E goditi nga veriu. Goditjaerdhi nga s’e prisja.
7. Vendin ose sendin prejcilit përcaktohet një largësi; së bashku me një emër tjetër me parafjalën «në» tregon largësinëmatet midis tyre; së bashku me një emër tjetër me parafjalën «në» tregon vendin, brenda caqeve të të cilit lëviz dikush a diçka. Dhjetë hapa nga bregu. Dyqind metra nga vendi i ngjarjes. Largësia nga TokaHënë. Bëri një udhëtim nga Veriu në Jug.
8. Sendin a vendin, prej sipërfaqes ose brendësisë së të cilit merret, largohet a hiqet diçka. E mori nga tryeza. E nxori nga xhepi. E hoqi nga koka (nga supet). E largoi nga rruga. Zbriti nga kali (nga makina, nga avioni).
9. Tërësinë, prej ku është hequr, ndarë, shkëputur ose është marrë një pjesë a njësi. Pjesë nga fjalimi. Vargje nga poema. Disa nga veprat. Një kapitull nga punimi. Dy punonjës nga kompania shkuan për specializim. Secili nga nxënësit.
10. Njeriun a sendin, të cilit i hiqet, i kërkohet a i merret diçka; prej. Këput frutat nga pema. Mbledh fletoret nga nxënësit. E kërkon nga ne. Kërkoi ndihma nga miqtë (nga komuniteti). E largoi nga familja. U nda nga prindërit.
11. Vendin e banimit, punën, veprimtarinë, marrëdhëniet etj., prejcilave largohet dikush a diçka; prej. Vjen nga puna (nga pushimet). U kthye (u lirua) nga ushtria. Ra nga pozita.
12. Burimin prej nga nis diçka ose zë fill një mendim, një ndjenjë etj. doli nga mendja. Falënderoj nga zemra. Urimi i doli nga zemra.
13. Gjendjen, dukurinë a drejtimin, prej ku largohemi, shkëputemi a shmangemi. Shpëtoi nga rreziku. U zgjua nga gjumi. Hoqi dorë nga padrejtësitë. Nuk heq dorë nga synimet e tij. Dal (nxjerr) nga mjerimi. Nuk shmangem nga përgjegjësitë. Nuk shkëputemi nga jeta.
14. Prejardhjen ose zanafillën e dikujt a të diçkaje; mjedisin, grupin a kategorinë ku bën pjesë dikush a diçka; prej. Nga fshati Shëngjergj. Vjen nga një familje e thjeshtë. Nga shtresë e varfër (e ulët, e mesme). Me burim nga ilirishtja.
15. Lëndën a diçkahiqet, largohet, pastrohet etj. Pastroj nga plehrat (nga njollat). E griu nga paratë. E zhveshën nga imuniteti.
16. Vendin ku kapet a zihet diçka; për. nga krahu (nga mënga). Kap nga freri. E zuri macen nga bishti.
17. Kohën e përafërt, gjatëcilës kryhet a bëhet diçka; kohënmerret si pikënisje. Nga vera (vjeshta, dimri). Nga fillimi i muajit shkon për botim. Nga fundi i korrikut merr lejen e zakonshme. Aty nga mesnata u dëgjua një e shtënë. Ka kaluar një çerek ore nga dhjeta.
18. Veprimin ose punënnis. Filloi nga puna. Filluan ngavjelat. Nisi nga përgatitjet. Nisi (zuri) nga avazi.
19. Shkakun e diçkaje a vepruesin. Nga dëshira (frika, zemërimi). Nga lodhja e tepërt. Nga e keqja (halli). I zgjedhur nga populli. Pema u rrëzua nga era. U dogj nga vapa. Gumëzhinte nga njerëzit. U dënua nga gjykata.
20. Diçka prej ku nisemi a ku mbështetemi për të vepruar. Nga parime universale. Nga bazadrejta. Nga prizmi politik. Nga pozitat e fituesit. Nga përvoja e shumë viteve në atë fushë.
21. Tiparin a anënmarrim si mbështetje për të përcaktuar a vlerësuar dikë a diçka. I vogël (i madh, i zhvilluar) nga trupi. I paktë nga shëndeti. I ri nga mosha. I dyti nga madhësia. E njoha nga rrobat. Nga ana morale. Nga pikëpamja strategjike.
22. Sendin ose njeriun me të cilin krahasohet diçka a dikush; se. Më i miri ngatjerët. Më shumë nga sasia e parashikuar. Më i riu nga mosha në atë mjedis.
23. Sendin a njeriun sipascilit veprohet ose bëhet diçka. Marrin shembull nga mësuesi.
24. Njeriun me të cilin përcaktohet një lidhje afrie a gjaku. Kushëri nga babai. Nip nga motra. Vëlla nga nëna (nga babai).
25. Sasinë që i jepet secilit pjesëtar të një grupi; me një numërorpërsëritur tregon grupet e barabarta në të cilat ndahet një grumbull ose rendin e lëvizjeskëtyre grupeve njëri pas tjetrit. U dha nga pesë libra. U bie nga dyqind mijë lekë. U ndanë nga një palë rroba. Ecnin dy nga dy. Hynë tre nga tre. I mori një nga një në intervistë (në pyetje).
26. Përdoretbashkëlidhje me parafjalët «në», «më» në ndërtimetregojnë një periudhë kohe me caqet e fillimit e të mbarimit. Nga marsi derikorrik. Nga shtatorinëntor. Nga mëngjesidrekë. Nga ora tetë deriorën dhjetë. Aktiviteti do të bëhet nga data 7 deri më 10 maj.
27. Përdoret për të shënuar pikënisjen (në bashkëlidhje me parafjalën «në») në togjekanë një gjymtyrëpërsëritur a përemrat «njëri... tjetri» dhetregojnë një shtrirje a një lëvizjepandërprerëhapësirë dhekohë ose një përsëritjeveprimit a të gjendjes. Nga mali në mal. Nga dera (dritarja) në derë (dritare). Nga dhomadhomë. Shtohet prodhimi nga viti në vit. Nga kohakohë. Nga njëri skajtjetrin. Nga njëra javëtjetrën.
28. Përdoretdisa togje me ndajfolje, që tregojnë vend, marrëdhëniehapësirë ose sasi. Nga larg (afër). Nga poshtë (lart). Nga jashtë (brenda). Nga lart poshtë. Nga poshtë lart. Nga pak (shumë).
Sin.: prej, te, tek, nëpër, në, nën, për, me.

parafj. Përdoret me një emërrasën kallëzore për të treguar: 1. Vendin ku ndodhet dikush a diçka, ku bëhet një veprim. qendër (në mes, në anë). Në shtëpi (në shkollë, në rrugë, në fushë). Në qytet (në fshat, në bjeshkë). Në rrjedhën e poshtmelumit. Në verivendit. Në faqe (në ballë, në kraharor). I lënduardorë (në këmbë).
2. Vendin drejtcilit lëviz dikush a diçka ose vendin ku futet a mbyllet diçka. Shkoj në Durrës. U ngjitënmajë (në mal). E mbylliarkë (në dollap). E kyçi (e futi, e shtiu) në sirtar.
3. Një send a një frymor, me të cilin ndeshemi a takohemi gjatë lëvizjes, kërkimit etj. Ndeshi në një gur (në pengesa, në vështirësi). Rashëgjurmë.
4. Një send, nëpërmjetcilit kalon diçka a bëhet një veprim. Shkoj peringjilpërë. Shohteleskop. E pa në vrimën e çelësit. Folitelefon. E dëgjoiradio.
5. Një send, veprimit të të cilit i nënshtrohet diçka. E nxoridiell (në dritë). E la në ajër (në shi, në dëborë).
6. Gjendjen, në të cilën ndodhet dikush a diçka ose rrethanat, në të cilat kryhet diçka. shi (në tufan). Në inat e sipër. Në piskun e vapës. Ështënevojë. Jetonvarfëri. Ështëqejf. Ështëgjumë (në ethe). Jampritje. Ështëdyshim. Është (ka rënë) në hall. S’ështëvete. Rripritje. Ra në heshtje me dikë.
7. Mënyrën se si bëhet diçka. Ecikëmbë. Rrigjunjë. Në këtë mënyrë.
8. Gjendjen e re, tek e cila kalon diçka. E ktheu në gaz (në ujë, në lëng). U shndërrua në një fluturbukur.
9. Punën, veprimtarinë, grupin a organizatën, ku përfshihet ose është dikush a diçka. Punonsektorin publik. Ishteforcat paqeruajtëse. Është në një komision. Hyripunë. Shkonshkollë ndjek mësimet. Hyri në një organizatë jofitimprurëse u anëtar i organizatës.
10. Diçkamerret si bartëse e veprimtarisë mendore e shpirtërore ose shfaqjendryshmekësaj veprimtarie. zemër. Në mendje. Në kujtesë. Në shpirt. Në vullnetin (dëshirën) tonë. I zhyturmendime.
11. Kohën kur kryhet ose brendacilës kryhet një punë a një veprim. verë (në dimër). Në rini (në pleqëri). Në të gdhirë (në të ngrysur). Në vitin e kaluar. Në orën dy. Në tri javë. Në dy muaj.
12. Qëllimin përse bëhet diçka; për. shenjë kujtimi (nderimi, miqësie). Në dobidikujt a të diçkaje. Në përgjigjethirrjes. Në luftë kundër trafikimit.
13. Sasinë e njësive ngacilat përbëhet diçka ose në të cilat ndahet diçka. Komedi në dy akte. Histori e letërsisë në tre vëllime. Kolanadhjetë vëllime e një autori. Peshakilogramë. Gjatësiametra. E ndaupesë pjesë ushqimin.
14. Sendin a dukurinëshërben për të përcaktuar dikë a diçka. sasi (në cilësi). Në gjatësi (në gjerësi). Në numër. I kursyerfjalë. I fortëmatematikë. I diplomuarmjekësi. Kampionfutboll (në shah, në atletikë). Punimepikturë (në skulpturë). Të ardhura në të holla.
15. Marrëdhënie me diçka. marrëveshje (në lidhje, në krahasim, në grindje, në kundërshtim) me një tjetër. Në gjak me dikë. Në sherr me komshiun.
16. Diçkacilën e mbikëqyrim, e kemi nën kujdes etj.; nën. E ka në kujdestari. Ështëmbikëqyrje.
17. Një ngjarje ku merr pjesë dikush a diçka. festën tonë. Në gëzime! urimdolli. Në një dasmë (në një fejesë, në një vdekje).
18. Ngjyrën e diçkaje ose ngjyrën me të cilën ajo afrohet. ngjyrë trëndafili. E leu në të bardhë. Portokalli në të verdhë.
19. Petkun ose sendin me të cilin është veshur ose është mbështjellë dikush a diçka. I veshur në të bardha. I mbështjellëletër. I paketuarqese. Ishte vetëmkëmishë.
20. Ndër. Në të rinjtë. Në të sëmurët. Në të parët. Në më të mirët.
21. Përdoret me një emërrasën kallëzore, i cili bën pjesë në një tog që ka kuptim foljor. Vë në dijeni njoftoj. Vë në dyshim dyshoj për diçka. Vë në lidhje lidh. Vë në zbatim zbatoj. Vë në lojë tallem me dikë. Lë në harresë harroj. Vë në plan planifikoj. Rripritje pres.
22. Përdoret në një varg togjesh me kuptim ndajfoljor. përgjithësi përgjithësisht. veçanti veçanërisht. krye. Në fund. Në kohë. Në kulm.
23. Përdoret në një varg shprehjesh, që luajnë rolin e parafjalëve. kundërshtim me... Në bashkëpunim me... Në krahasim me... Në lidhje me... Në drejtim të... Në sajë të... Në emër të... Në bazë të... Në mes të... Deri në... Që në...
24. Përdoret për të shënuar pikën e mbarimit (në, bashkëlidhje me parafjalën «nga») në togjekanë një gjymtyrëpërsëritur a përemrat «njëri... tjetri» dhetregojnë një shtrirje a një lëvizjepandërprerëhapësirë dhekohë ose një përsëritjeveprimit a të gjendjes. Nga mali në mal. Nga fshatifshat. Nga ditaditë. Nga çastiçast. Nga kohakohë. Nga njëri bregtjetrin. Nga njëri vit në tjetrin. Nga njëra ditëtjetrën.
Sin.: më, për, nga, brenda, sipër, mbi, ndër, nëpër, nën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.