Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përrallisje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËRDËLLITJE

DËRDËLLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur dërdëllit; të folurit kot e pa pushim, të folurit pa përgjegjësi, llomotitje. - Na lodhe me dërdëllitjet e tua!
2. kryes. sh. Fjalëkota, gjepura. Janë dërdëllitje. - Lëri dërdëllitjet! - Mos i dëgjo dërdëllitjet e tij! Dërdëllitje dheqeshura.
Sin.: llomotitje, turtullitje, gjepura, dokrra, pallavra, broçkulla, profka, përrallisje.

PËRRALLIM

PËRRALLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përralloj ose kur përrallohem.
2. Përrallisje. Dëgjuan gjithë natën përrallimet e tij.
3. Rrëfim i një përralle.
4. Tregim me hollësi i një ndodhie. Ngatërron rrëfimin me përrallimin.

PËRRALLISJE

PËRRALLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përrallis ose kur përrallisem.
2. Fjalëshumta e pa rëndësi; gjepura, përralla. Përrallisjekota.
Sin.: gjepur, dërdëllisje, llomotitje.

PËRRALLOSJE

PËRRALLÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përrallisje. Lëri përrallosjet!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.