Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përrallis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËRDËLLITËS

DËRDËLLÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Njeri shumë llafazan, dikushcilit s’i pushon gojafoluri, ai që dërdëllit pa pushim; si çakalle (si trokashkë) mulliri. Përkthyesi nuk është dërdëllitës mekanik.
Sin.: llomotitës, turtullitës, broçkullitës, përrallis.

PËRRALL

PËRRÁLL vep., ~A, ~UR jokal. Bëj muhabet a shaka me dikë; e tall, e mahit dikë; përrallis. Na përralli gjithë darkën.
Sin.: tall, mahit, përrallis.

PËRRALLISEM

PËRRALLÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Flas shumë dhe për gjëra pa rëndësi me dikë; flas kot; përrallis. Përrallisej me fqinjëtsofat (te porta).
2. pës. e PËRRALLÍS.
Sin.: përrallohem, përrallosem, përrallis.

PËRRALLISJE

PËRRALLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përrallis ose kur përrallisem.
2. Fjalëshumta e pa rëndësi; gjepura, përralla. Përrallisjekota.
Sin.: gjepur, dërdëllisje, llomotitje.

PËRRALLOJ

PËRRALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. dhe kal. 1. Tregoj përralla; tregoj një përrallëlidhje me diçka. Përralloi tërë natën. Na përralloi e na kënaqi.
2. Bisedoj me dikë për gjëra pa rëndësi, bëj muhabet sa për të kaluar kohën, përrallis.
Sin.: përrallis, rrëfej, tregoj, kallëzoj, përrallis.

PËRRALLOS

PËRRALL/ÓS vep., ~A, ~UR jokal. Përrallis. Përrallosin për gjërapaqena.

ÇURLIKON

ÇURLIK/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Cicëron. Ti veç di të çurlikosh. Çurliko fyell e zamare.
2. fig. Flas pa mend, përrallis. Filluançurlikojnë kundër këtij kleri.
Sin.: cicëron, çerpëton, çerrkat, çuçurit, përrallis, dërdëllit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.