Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përrall”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRRALLJE

PËRRÁLLJ/E,~A f. Veprimi kur përrall ose kur përrallem.

PËRRALLOHEM

PËRRALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bisedoj gjatë me dikë për gjëra pa rëndësi; bëj muhabet sa për të shkuar kohën, përrallisem. U përralluan deri natën vonë.

PËRRALLOJ

PËRRALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. dhe kal. 1. Tregoj përralla; tregoj një përrallëlidhje me diçka. Përralloi tërë natën. Na përralloi e na kënaqi.
2. Bisedoj me dikë për gjëra pa rëndësi, bëj muhabet sa për të kaluar kohën, përrallis.
Sin.: përrallis, rrëfej, tregoj, kallëzoj, përrallis.

PËRRALLOS

PËRRALL/ÓS vep., ~A, ~UR jokal. Përrallis. Përrallosin për gjërapaqena.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.