Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRQÓK vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbledh kokërr për kokërr pemët që kanë rënë në tokë. Përqokin ullinjtë.
2. vet. v. III Merr me sqep, çukit, quk. Zogjtë përqoknin thërrimet e bukës.
3. Nduk; pickoj. Ia përqoku shtatin.
4. fig. Mbledh pak nga pak e me kujdes të dhëna a njohuri të ndryshme e të shpërndara andej-këtej, qëmtoj; vjel. Përqok fjalët e rralla nga përrallat popullore.
✱Sin.: mbledh, vjel, çukit (çukis), pickoj, qëmtoj, quk, përqukat, nduk, pickoj.
PËRQUKÁTJ/E,~A f. Veprim kur përqukat ose kur përqukatet diçka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë