Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përqasem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLAFAQOHEM

BALLAFAQÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për të nxjerrësheshvërtetën rreth pohimeve të bëra, bëj ballafaqimin me dikë; drejt. dal para hetuesisë e merrempyetje para një të pandehuri a një dëshmitari për të gjetur kundërshtimetpohimet dhe për të zbuluarvërtetën; syzohem, ndërsynohem. Jam gatiballafaqohem. U ballafaquan para trupit gjykues. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët. Ballafaqohen dy vetë.
2. vetv. Vihem ballë për ballë me një tjetër për t'u krahasuar me të dhe për të përfituar nga përvoja e tij a për t'i dhënë përvojën time. Do të ballafaqohemi me më të mirëtvreshtari.
3. vetv. I vihem ballë për ballë dikujt si kundërshtar, i qëndroj kundër dikujt a diçkaje. Jemi ballafaquar shumë herë me armiqtë.
4. vetv. Ndodhem përballë vështirësish, pengesash etj. dhe përpiqem t’i kapërcej. U ballafaquan me motin e keq. Ballafaqohemi me vështirësitë. Mundballafaqohemi me ndonjë qëndrimashpër.
5. pës. e BALLAFAQÓJ3.
Sin.: krahasohem, përqasem, përballem, përballohem, përplasem, syzohem, syndërsohem, ndërsynohem.

KRAHASOHEM

KRAHAS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ballafaqohem a vihem ballë për ballë me dikë a me diçka tjetër, për të nxjerrë ndonjë ngjashmëri ose ndonjë veçori dalluese; përqasem. Po krahasohemi me Amerikën (!). Duke u krahasuar me të tjerë.
2. vetv. Barazohem me dikë. Nuk krahasohemi dot me fqinjët.
3. pës. e KRAHASÓJ.
Sin.: përqasem, ballafaqohem, barazohem.

PËRAFROHEM

►PËRAFR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Afrohemshumë a pakafër dikujt a diçkaje.
Sin.: afrohem, përqasem, motërzohem.

PËRBALLËSOHEM

PËRBALLËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përballem, ballësohem, përkrahëzohem, përqasem.

PËRQASJE

PËRQÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përqas ose kur përqasem. Përqasja e dy gjuhëve.
2. Krahasim; ballafaqim. I vogëlpërqasje me atë.
Sin.: krahasim, ballafaqim, afrim.

SYZOHEM

SYZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Takohem me dikërrugë a gjetkë, takohem me dikë ballë për ballë. U syzova me të në rrugë.
2. Ballafaqohem me dikë. Po syzohem me ty se e ndiejnevojshme.
Sin.: ndeshem, krahasohem, përqasem, kundërvihem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.