Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përqallem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FËRKOHEM

FËRK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Kaloj pëllëmbën, gishtat e dorës a diçka tjetër mbi trupin tim ose mbi një pjesë të tij për të fshirë ujin, për ta pastruar, për t’u nxehur, për të çliruar muskujt etj. Fërkohem me peshqir. Fërkohem me vaj.
2. v. III Grihet, hahet nga fërkimi ose nga përdorimi i gjatë. Pantallonat janë fërkuargjunjë. Janë fërkuar bërrylat e mëngëve.
3. fig. Kam mosmarrëveshje me dikë, grindem a hahem me të për diçka, kam fërkime. Ishin fërkuar me njëri-tjetrin në një mbledhje.
4. fig., bised. Përpiqem t’i afrohem shumë dikujt, duke e marrë me të mirë, duke i bërë lajka etj.; përpiqem t’i hyjzemër dikujt me lajka. Nuk e kishte zakon t’i fërkohej kujt.
Sin.: grindem, përkëdhelem, përqallem, llastohem.

PËRLËKUREM

PËRLËKÚR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Dobësohem shumë, bëhem kockë e lëkurë.
2. I lutem për së tepërmi dikujt për diçka, duke e marrë me të mirë dhe duke i bërë gjithfarë lajkash, i përshpirtem, i lëpihem. I përlëkurej në mënyrëneveritshme.
Sin.: lëvarem, përloshem, lëpihem, përvarem, përshpirtem, përqallem.

PËRQALLJE

PËRQÁLLJ/E,~A f. Veprimi kur përqall ose kur përqallem.

SILLEM

SÍLLEM jovep., SÓLLA (u), SJÉLLË 1. vetv. Kthehem nga një anë a nga një drejtim. Sillu këtej! U soll nga unë. Sillet me fytyrë nga dielli.
2. vetv., zakon. v. III Bëj një lëvizjetrajtë rrethi, lëviz rrotull diçkaje, rrotullohem. Sillet rrota. Sillet vallja. Sillet rreth vetes. Toka sillet rreth Diellit.
3. fig., vetv. I drejtohem dikujt për një punë a për një nevojë. S'di kujt t'i sillet.
4. Bredh poshtë e lart, shkoj sa andej këtej; rri pa punë, e shkoj kohën kot. Sillet poshtë e lart (andej e këtej, rreth e rrotull). Sillet nëpër qytet. Sillet kot. Sillet vërdallë. Sillet pa punë.
5. vetv. Vij rrotull pa ia dalë ta bëj diçka, humbas kohën duke u marrë me diçka a me dikë pa fryt. U soll shumë ditë për ta mbaruar atë punë. Sillet e përsillet me po atë gjë.
6. vetv. Rrekem me diçka për ta bërë a për ta ndrequr, merrem me diçka. Po sillet me një dry të prishur. Po sillet shumë për ta ndrequr.
7. fig., vetv. Veproj në një mënyrëcaktuarmarrëdhëniet me dikë a me diçka; mbaj një qëndrimcaktuarshoqëri a në marrëdhënie me të tjerët; e mbaj veten në një mënyrëcaktuar. Sillet mirë (keq). Sillet egër (vrazhdë, rreptë, butë). Silletmënyrëkulturuar. Sillet si çilimi (si fëmijë). I sillet si mik (si shok). Sillet me mendkokë. Nuk di të sillet.
8. pës. e SJELL. Sillet nga larg.
Sin.: kthehem, drejtohem, përsillem, endem, përqallem.
Sillem *anepërqark. Sillet rreth *dardhës (dikush). Si (do të) sillet *hamulla! U solla e u mbështolla u përpoqa me të gjitha mënyrat për t’ia arritur qëllimit; dhashë e mora. I sillet (i vjen) *rrotull (përqark) (dikujt). Sillet nga sillet (dikush) sido që të bëjë a të veprojë, pasi ka bërë shumë përpjekje për diçka; bën ç’bën (dhe...). I sillet (i vjen) *vërdallë (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.