Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÁSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet prej hekuri me dy krahë të gjatë që dalin nga një pikë e përbashkët dhe përfundojnë me maja të kthyera në fund, i cili përdoret për të kapur thëngjij të ndezur ose për të përpushur zjarrin. Mori me mashë një thëngjill të ndezur. Kap (zë, mbaj) me mashë një urë zjarri. E trazoi zjarrin me mashë. Shprushi me mashë zjarrin në oxhak. Mashë prej druri s’bëhet. (fj. u.).
2. fig., zakon. keq. Njeri që e përdor dikush tjetër për qëllimet e veta, vegël. E shpëtoi (dikë) që ta kishte mashë për vete. Ishte (u bë) masha e të tjerëve. I rrinte mashë dikujt ishte i gatshëm t’i shërbente për çdo gjë. Kur ka mashën, pse të djegë dorën?(fj. u.) kur mund të përdorë dikë tjetër, nuk ka përse e bën vetë një punë të vështirë ose të rrezikshme.
✱Sin.: mashbigë, bigë, shkullojë, lugë, cimbidh, heqëse, furracë, vegël.
♦ U bë mashë (e dikujt) keq. u vu në shërbim të dikujt dhe ia kryen të gjitha punët e liga; u bë vegël (e dikujt). Po i dhe mashën, të kërkon edhe kacinë (dikush) shihi jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). *Mish në mashë. I është nxehur masha në të dyja anët (dikujt) është krijuar një gjendje e vështirë kur dikush nuk di si të veprojë; është në mëdyshje, s’di si të bëjë, si të përgjigjet a ç’anë të mbajë; i grinden trutë (dikujt);as me buaj e as me qe (dikush).
PËRPÚSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin, e hap prushin me mashë që të ndizet më shpejt e më mirë, prushit, shpurrit; shpupurish. Përpush zjarrin (urët).
2. vet. v. III Gërryen tokën me këmbë, zhgurit (për pulat etj.). I kishin përpushur lehet e duhanit.
3. Shpupurish. Ia përpushi era flokët.
✱Sin.: shpërpush, shpuzit (shpuzis), prushit (prushis), shprush, shpurrit (shpurris), përshkëndit, shpupurish, shpupurit (shpupuris), shkëpurdh, zhgurit, shprish, shkërmoq, trazoj, gërryej, ngatërroj, prish.
PËRPÚSHUR (i, e) mb. 1. Që është përpushur; i shpërpushur. Zjarr i përpushur. Lehe të përpushura.
2. I përpëlitur, i parehatuar. Fëmijë i përpushur.
✱Sin.: i shpërpushur, i trazuar, i prushitur, i shkërmoqur, i përpëlitur, i parehatuar.
SHKËRMÓQUR (i, e) mb. 1. Që është shkërmoqur, që është bërë grimca-grimca; i thërrmuar, i grimcuar. Bunkerë të shkërmoqur. Baltë e shkërmoqur. Shkëmbinj të shkërmoqur. Pleh i shkërmoqur. Duhan i shkërmoqur duhan jo i grirë, po i dërrmuar me duar.
2. fig. Që është ndarë në pjesë; që është prishur. Identitet i shkërmoqur. Shtet i shkërmoqur.
✱Sin.: i thërrmuar, i grimcuar, i shkoqur, i përpushur, i brydhët, i shkrifëruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë