Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përpushje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLAISJE
PRUSHITJE

PRUSHÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur prushit ose kur prushitet.
2. Përpushje e zjarrit.
3. Shkërmoqje.
4. fig. Nxehje, inatosje, nevrikosje.

PËRPËLITJE

PËRPËLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpëlit diçka ose kur përpëlitem. Përpëlitjet e qepallave. Përpëlitja e krahëve (të shpendit).
2. Lëvizjeshpejta e të përsëritura dridhëse të të gjithë trupit ose të një pjese të tij; lëvizje e rrotullimeshpeshtatrupit për t’u qetësuar nga një dhembje etj. Përpëlitjet e të sëmurit. Përpëlitjet e bishës së plagosur.
3. fig. Përpjekjeethshmebën dikush për të shpëtuar nga një rrezik, për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të gjetur një rrugëdalje çfarëdo. Përpëlitjet e fundit e një të mbyturi.
Sin.: kapsallitje, përpjekje, përpushje, përplasje, vërtitje, rrotullim, dridhje, vuajtje, mundim, torturim.

SHKËPURDHJE

SHKËPÚRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur një kafshë a shpend shkëpurdh ose kur shkëpurdhem; zhguritje. Shkëpurdhja e dheut.
2. fig. Kërkesa për të plotësuar një tekë (zakonisht për fëmijët). I kërkonte gjërat me shkëpurdhje.
3. Veprimi kur trazojmë zjarrin. Shkëpurdhja e zjarrit.
4. fig. Përpjekje, sakrifica për të kryer diçka. Kishte arritur deri aty me shkëpurdhjemëdha.
Sin.: zhguritje, përpushje, prushitje, shpurritje, shpirje.

XËGIM

XËGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur xëgoj ose kur xëgohem.
2. Cytje; ngacmim. Xëgim i vazhdueshëm.
3. Shpuzitje; përpushje (e zjarrit).
4. fig. Ngasje; shpim me fjalë.
Sin.: xëgitje, thumbim, ngacmim, shpim, trazim.

ZHGURITJE

ZHGURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhgurit për të gjetur ndonjë ushqim (zakonisht për pulën). Zhguritja e dheut nga pulat si mënyrë për t’u ushqyer.
2. Shkarrëzim, zhgërryerje (e kafshëve). Zhguritja e gomarit (kalit etj.). Zhguritjaarën e mbjellë.
Sin.: shprushje, përpushje, shkëpurdhje, shpupurishje, pupuritje, gërryerje, zhgërryerje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.