Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ORKESTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. muz. Ai që përpunon dhe përshtat një pjesë muzikore për t’u interpretuar nga një orkestër, duke ndarë rolet për secilin instrument; përpunues muzikor. Orkestuesi i këngës. Është drejtues kori dhe orkestrues i këngëve lirike qytetare. Orkestrues muzikor. Është një ndër kompozitorët dhe orkestruesit më të shquar.
2. fig. Ai që planifikon, koordinon ose drejton një veprimtari komplekse, shpesh në mënyrë të organizuar dhe të qëllimshme. Është orkestrues i gjithë historisë. Orkestruesi kryesor i operacioneve luftarake. Orkestrues i sulmeve mediatike.
3. si mb. Sipas kuptimeve emrit. Teknika orkestruese të caktuara në muzikë. Rol orkestrues. Sipas shkallëve dhe ritmeve orkestruese.
PRODHÚES,~E mb. 1. I aftë për të prodhuar diçka, që prodhon; që jep shumë prodhim, pjellor; prodhimtar; kund. joprodhimtar. Tokë prodhuese. Varietet prodhues. Racë prodhuese.
2. Që jep a nxjerr një lëndë të dobishme, një prodhim të caktuar. Zonat prodhuese e agrumeve (e patateve, e mollëve, e pjeshkëve). Vendet prodhuese të naftës.
3. Që lidhet me procesin e prodhimit të diçkaje, që ka të bëjë me prodhimin e të mirave materiale; që merret drejtpërdrejt me prodhimin e të mirave materiale. Aftësia prodhuese e vendit. Forcat prodhuese (ek.). Veprimtari prodhuese. Ndërmarrje prodhuese.
4. Që ka pasur prodhime të shumta; prodhimtar; kund. joprodhimtar. Vit shumë prodhues.
5. Që ka krijuar e krijon shumë vepra artistike a shkencore; prodhimtar; kund. joprodhimtar. Shkrimtar prodhues.
6. gjuh. Që shërben për të formuar një fjalë të re a disa fjalë të reja; prodhimtar; kund. joprodhimtar. Tema prodhuese. Parashtesë (prapashtesë) prodhuese. Model (tip) prodhues.
✱Sin.: prodhimtar, nxjerrës, përpunues, pjellor, krijues.
PROGRAMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të programohet; kund. i paprogramueshëm. Kohëmatës me çelës të programueshëm. Përpunues ushqimor i programueshëm.
STATISTICÍEN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Matematikan i specializuar për statistikë; mbledhës dhe përpunues i të dhënave statistikore. Ai është një statisticien i njohur. Teoritë e statisticienit mbi parashikimin e prirjeve ekonomike, i ndihmuan specialistët të hartonin plane efikase.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë