Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prish ose kur prishet diçka.
2. Gjendja pasi prish a pasi prishem. Prishja e urës. Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kontratës. Prishja e rregullit.
3. Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike (gjeol.). Prishjet në çati.
4. bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.
✱Sin.: përprishje, shembje, shkatërrim, çartje, dëmtim, dëm, shpërbërje, shthurje, çrregullim, shprishje, fshirje, shuarje, keqësim, dobësim, shëmtim, rrënim, zvetënim, përdhosje, bastardim, degjenerim, ngërdheshje, shtrembërim, kalbje, thartim, tharmëtim, tharmim, dekompozim, zjarrtisje, qelbje, ndotje, vrenjtje, shpenzim, dështim, shkrehje, rrëzim, krusmë, thepisje, hallakatje, shkallmim, shkapërderdhje, zbërthim, porropi, zarar, çakordim, djallosje, katranosje, ngatërrim, shkarëzim, çorganizim, rënie, pështjellim, rravgim, çjerrje, shkelje, tretje, shformim, prerje, mykje, zhezhitje, djegie, ndyrje, fëlliqje, ndërprerje, ftohje, acarim, egërsim, harxhim.
SHKATËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkatërroj dikë a diçka ose kur shkatërrohem; shembje, prishje. Shkatërrimet e tërmetit. Shkatërrim i pronës. Shkatërrimi i rrugëve.
2. fig. Dëmtim i madh ekonomik, moral, shëndetësor etj.; rrënim, mjerim. Shkatërrim i brezave. Shkatërrim ekonomik. Shpenzimet e tepërta e çuan në shkatërrim. Shpëtoi nga shkatërrimi.
✱Sin.: rrënim, rrafshim, shembje, prishje, përprishje, batisje, batërdi, kërdi, përmbysje, rrokullisje, kiamet, zhdukje, asgjësim, shfarosje, përvëlim, shpërthim, shkallmim, shpartallim, gremisje, mjerim, gjëmë, frikë, zezonë, mynxyrë, fatkeqësi, cenim, rënie, shthurje, shkretim.
SHKËPÚTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkëpusim dikë a diçka nga e tëra ose kur shkëputemi; ndarje. Shkëputja nga diktatura. Shkollë pa shkëputje nga puna. Shkëputje e retinës. Shkëputja nga rrjetet sociale.
2. Ndarja e dikujt nga dikush apo diçka e dashur; veçim; kundr. bashkim. Shkëputja nga familja (shoqëria). Shkëputja nga prindërit nuk ishte fare e lehtë. Shkëputja e fëmijës nga gjiri.
3. Ndërprerja e rrymës elektrike nga një pajisje; ndërprerje. Shkëputja e ushqyesit të kompjuterit.
4. fig. Mungesë lidhjeje e diçkaje, mungesë vijimësie në veprime a në shtjellim. E dëgjonte me shkëputje. Ka shkëputje ndërmjet kapitujve. Kishte shkëputje mes dokumenteve.
5. sport. Një nga stilet e ngritjes së peshave. Stili i shkëputjes. Kampion në shkëputje. Ngriti njëqind kilogramë në shkëputje.
6. sport. Distanca e skuadrës nga kundërshtarët. Shkëputja e skuadrës ishte realizur me katër pikë. Shkëputje me disa sekonda.
✱Sin.: ndarje, ndërprerje, veçim, heqje, përprishje, largim, veçim, shqitje, çngjitje, shkolitje, shkoqje, shkulje, zvjerdhje, këputje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë