Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRPJÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. 1. Që është në marrëdhënie të caktuara madhësie a sasie me diçka tjetër, përpjesëtimor, proporcional. Madhësi të përpjesshme. Brinjë të përpjesshme. Segmente të përpjesshme.
2. I pjesshëm, i paplotë. Përpos ribotimit të veprës, të përpjesshëm e të plotë dhe të këndelljes së rileximit Gj. Fishta fiton një njohje të re.
✱Sin.: përpjesëtimor, proporcional, i pjesshëm, pjesor, i paplotë.
PËRVÉÇ parafj. Përdoret me një emër a përemër në rasën rrjedhore që shënon: 1. Dikë a diçka që mbetet jashtë një pune, një veprimi, një gjendjeje etj.; me përjashtim të..., veç, përpos. Përveç jush, nuk mungoi njeri. E dinin të gjithë, përveç atij. Erdhën të gjithë, përveç teje.
2. Një njeri, send etj. që është i pranishëm, që është bashkë me një tjetër ose me të tjerë, që bashkohet me ta, të cilit i shtohet dikush a diçka. Në atë qytet, përveç shkollave tetëvjeçare, u hapën edhe tri shkolla të mesme. Përveç guximit, kanë edhe përvojën (dijen). Përveç këtyre që thashë, kam edhe diçka tjetër.
✱Sin.: veç, përpos, pos, krahas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë