Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PROPORCIONÁL,~E mb. Përpjesëtimor; i përpjesshëm. Zhvillimi proporcional i ekonomisë popullore. I ndarë në mënyrë proporcionale.
PËRPJESSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përpjesshëm; vetia e diçkaje që është e përpjesshme; proporcionalitet. Përpjesshmëria e ndëshkimit në raport me krimin e kryer (drejt.).
PËRPJÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. 1. Që është në marrëdhënie të caktuara madhësie a sasie me diçka tjetër, përpjesëtimor, proporcional. Madhësi të përpjesshme. Brinjë të përpjesshme. Segmente të përpjesshme.
2. I pjesshëm, i paplotë. Përpos ribotimit të veprës, të përpjesshëm e të plotë dhe të këndelljes së rileximit Gj. Fishta fiton një njohje të re.
✱Sin.: përpjesëtimor, proporcional, i pjesshëm, pjesor, i paplotë.
PËRPJÉS/ËM (i), ~ME (e) mb. I përpjesshëm.
PËRPJESËTIMÓR,~E mb., libr. Që është në marrëdhënie të caktuara madhësie a sasie me diçka tjetër; që është a që bëhet në përpjesëtim me diçka, i përpjesshëm; që merr parasysh marrëdhëniet e pjesëve përbërëse me të tërën, proporcional; kund. shpërpjesëtimor. Madhësi përpjesëtimore.
✱Sin.: i përpjesshëm, proporcional.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë