Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përpjesëtuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LIDHJE

LÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lidh diçka; kund. zgjidhje, çlidhje. Lidhja e duajve. Lidhja e plagëve. Lidhja e librave. Lidhja e mësimit me punën (me jetën). Lidhja e teorisë me praktikën.
2. Marrëdhënie e varësi e ndërsjellë ndërmjet qenieve, sendeve ose dukurive; marrëdhënieafërta ndërmjet dy a më shumë vetavejetojnë a punojnëbashku ose që kanë mendimenjëjta a synimepërbashkëta. Lidhje dashurie. Lidhje e përhershme. Lidhje shkakësore. Lidhje pune. Lidhje interesash. Lidhja ndërmjet sendeve (dukurive). Kanë lidhje ndërmjet tyre. S'kanë asnjë lidhje. Ka (mban) lidhjemira me dikë. I ndërpreu (i preu) lidhjet.
3. Bashkërendim i natyrshëm dhe i përshtatshëm ndërmjet pjesëvediçkaje, bashkim i qëlluar dhe i përpjesëtuar mirë i elementeve përbërësediçkaje; pajtim i plotë ndërmjet dy gjërave, përputhje e dyanshme sipas një përpjesëtimicaktuar. Lidhje shumë e mirë (e përsosur, e plotë). Fjalë (mendime) pa lidhje. I mungon lidhja diçkaje. Nuk ka lidhje logjike.
4. Afri gjaku e gjinie a farefisnie ose marrëdhënietjera familjare. Lidhje familjare (martesore). Lidhje gjinie (gjaku, farefisnie). Lidhje krushqie.
5. Lidhëse2, 3. Lidhje leshi (liri, lëkure). Lidhje thesi. Lidhje plagësh. Lidhje duajsh (kashte, gruri). E mbështolli me lidhje.
6. Nyjë, komb. E bëri lidhje. Nuk e zgjidhi dot lidhjen.
7. Pe në të cilin janë shkuar gjethet e një bime; varg në të cilin janë lidhur kokat e disa perimeve ose kallinjtë e drithërave; kurorë. Lidhje duhani. Lidhje misri. Lidhje qepësh (hudhrash). I bëri lidhje.
8. Dredhë hardhie, kungulli etj., lidhëse. Lidhjet e hardhisë (e kungullit, e fasules).
9. Mjet marrëveshjeje ndërmjet njerëzvelargësi; të qenët i lidhur me një mjettillë. Lidhje telefonike (telegrafike). U prish (u ndërpre) lidhja. Vendos lidhjen. Ka lidhje me telefon (me radio).
10. Brezmbërthen e përforcon trarët e pingultëçatisë me ata horizontalë. Lidhje trarësh. Lidhjet e çatisë.
11. Shami koke si trekëndësh me dy cepagjatë, me të cilën gratë lidhin flokët; kryqe. Mblodhi flokët me lidhje.
12. spec. Mënyrë si mbërthehen a bashkohen pjesët ose detalet e diçkaje. Lidhje e shkurtër. Lidhjeseri (paralele) (elektr.). Lidhje me kabllo.
13. Shkalla e qëndrueshmërisë ose e fortësisë së një të tëre që përbëhet nga pjesëndryshme, të qenët i lidhur. Lidhje e fortë (e qëndrueshme, e dobët). Lidhja e murit. Lidhja e çimentos (e betonit). Lidhja e atomeve (e grimcave) të një molekule.
14. Grup njerëzishorganizuar; shoqatë; bashkim politik e shoqëror, që vepron si një organizatë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Kombeve (hist.) organizatë politike ndërkombëtare midis dy luftërave botërore, në të cilën përfaqësohej një pjesë e shteteve (sot Organizata e KombeveBashkuara). Lidhja (aleanca) e shenjtë (hist.).
15. shtypshkr. Veshja dhe qepja e librit. Lidhje e thjeshtë (speciale).
16. kim. Përzierje e ngurtë ose e lëngët e fituar nga shkrirja e një metali me metaletjera (ose me shtesa elementesh jo metalike), e cila ka vetindryshme fizike dhe kimike. Lidhje metalike. Lidhje shumëforta (shumëbuta).
17. kim. Forcë tërheqëse e qëndrueshme ndërmjet atomeve ose jonevebënmundur formimin e molekulave. Lidhje bioklimatike (kim.)
18. let. Nyjë, ngjarja e parëshënon fillimin e vargutngjarjeve kryesoresubjektit në një vepër letrare. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.
Sin.: bashkim, ndërlidhje, caktim, marrëdhënie, raport, hallkë, shtrëngim, kapje, mbledhje, mbështjellje, ngjitje, mbërthim, urë, bashkërendim, pajtim, përputhje, afri, farefisni, gjak, lidhëse, liktyrë, gjalmë, nyjë, komb, kurorë, fashim, brez, shami, kryqe, shoqatë, ligë, shoqëri, aliazh, qepje, fije, fill.
S’ka lidhje burri (dikush) përb. është i pabesë, nuk e mban fjalën e dhënë; t’i lë bajgat nën thonj keq.; punon prapa gardhit. I kam prerë (i kam humbur) lidhjet (me dikë) libr. jam shkëputur nga dikush për një kohëgjatë, ngaqë s’e di se ku është ose ngaqë nuk duakem punë me të, nuk jap e marr më me të.

PAPËRPJESËTUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.