Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAPËRPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk mund të përpjesëtohet; kund. i përpjesëtueshëm. Madhësi e papërpjesëtueshme (mat.). Numër i papërpjesëtueshëm (mat.).
►PJESËT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. mat., vetv., vet. v. III Mund të ndahet në pjesë të barabarta, është i pjesëtueshëm; plotpjesëtohet. Numër që pjesëtohet me tre.
2. pës., vet. v. III e PJESËTÓJ. Pjesëtohen të ardhurat.
✱Sin.: ndahet, përndahet, shpërndahet, përpjesëtohet, plotpjesëtohet.
PËRPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përpjesëtohet; i pjesëtueshëm. Madhësi e përpjesëtueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë