Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JOPËRPJESËTIMÓR,~E mb. Që nuk është në përpjesëtim të drejtë; kund. përpjesëtimor.
PROPORCIONÁL,~E mb. Përpjesëtimor; i përpjesshëm. Zhvillimi proporcional i ekonomisë popullore. I ndarë në mënyrë proporcionale.
PËRMASÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me shtrirjen e një trupi në gjatësi e në gjerësi ose në lartësi, që ka të bëjë me madhësinë e diçkaje të matur, i përmasës, dimensionor, dimensional. Verifikimi (kontrolli) përmasor me pajisje elektronike (kompjuterike).
2. Përpjesëtimor. Rekomandime për koordinim përmasor.
PËRPJÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. 1. Që është në marrëdhënie të caktuara madhësie a sasie me diçka tjetër, përpjesëtimor, proporcional. Madhësi të përpjesshme. Brinjë të përpjesshme. Segmente të përpjesshme.
2. I pjesshëm, i paplotë. Përpos ribotimit të veprës, të përpjesshëm e të plotë dhe të këndelljes së rileximit Gj. Fishta fiton një njohje të re.
✱Sin.: përpjesëtimor, proporcional, i pjesshëm, pjesor, i paplotë.
PËRPJESËTIMORËSÍ,~A f. Të qenët përpjesëtimor; vetia e diçkaje që është përpjesëtimore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë