Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DISHARMONÍ,~A f. sh. ~, ~TË [lexo: DIS-HARMONÍ] 1. muz. Mungesë e harmonisë ose e ndërveprimit të drejtë midis elementeve të caktuara; mospërshtatshmëri ose mungesë përsosmërie në një kompozim muzikor kund. harmoni. Nota që krijonin një disharmoni të fortë.
2. gjuh. Mungesë harmonie, keqtingëllim. Në shqip, disa fjalë huazime krijojnë disharmoni fonetike.
3. libr. Kundërvënie, mospajtim a mospërputhje mendimesh, interesash etj.; mungesë e bashkëpunimit ose e përputhshmërisë, mosmarrëveshje. Disharmoni në takimet e nivelit të lartë.
4. libr. Mungesë përpjesëtimi; shpërpjesëtim. Disharmoni e dukshme mes duarve dhe këmbëve të skulpturës.
DISHARMONÍK,~E mb. [lexo: DIS-HARMONÍK] 1. muz. Që i mungon harmonia; që shfaq mungesë të harmonisë ose të ndërveprimit të drejtë midis elementeve të caktuara në një kompozim muzikor; kund. harmonik. Akord disharmonik.
2. gjuh. I paharmonishëm, keqtingëllues. Asimilim disharmonik i tingujve.
3. libr. Që nuk përputhet, që nuk pajtohet, që ka mosmarrëveshje e mungesë bashkëpunimi. Marrëdhënie disharmonike që çuan në konflikt.
4. libr. I shpërpjesëtuar; që i mungon përpjesëtimi; që nuk është në përpjesëtim me diçka tjetër. Raporte disharmonike të ngjyrave. Dekorimi disharmonik i dhomës.
LÍDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lidh diçka; kund. zgjidhje, çlidhje. Lidhja e duajve. Lidhja e plagëve. Lidhja e librave. Lidhja e mësimit me punën (me jetën). Lidhja e teorisë me praktikën.
2. Marrëdhënie e varësi e ndërsjellë ndërmjet qenieve, sendeve ose dukurive; marrëdhënie të afërta ndërmjet dy a më shumë vetave që jetojnë a punojnë së bashku ose që kanë mendime të njëjta a synime të përbashkëta. Lidhje dashurie. Lidhje e përhershme. Lidhje shkakësore. Lidhje pune. Lidhje interesash. Lidhja ndërmjet sendeve (dukurive). Kanë lidhje ndërmjet tyre. S'kanë asnjë lidhje. Ka (mban) lidhje të mira me dikë. I ndërpreu (i preu) lidhjet.
3. Bashkërendim i natyrshëm dhe i përshtatshëm ndërmjet pjesëve të diçkaje, bashkim i qëlluar dhe i përpjesëtuar mirë i elementeve përbërëse të diçkaje; pajtim i plotë ndërmjet dy gjërave, përputhje e dyanshme sipas një përpjesëtimi të caktuar. Lidhje shumë e mirë (e përsosur, e plotë). Fjalë (mendime) pa lidhje. I mungon lidhja diçkaje. Nuk ka lidhje logjike.
4. Afri gjaku e gjinie a farefisnie ose marrëdhënie të tjera familjare. Lidhje familjare (martesore). Lidhje gjinie (gjaku, farefisnie). Lidhje krushqie.
5. Lidhëse2, 3. Lidhje leshi (liri, lëkure). Lidhje thesi. Lidhje plagësh. Lidhje duajsh (kashte, gruri). E mbështolli me lidhje.
6. Nyjë, komb. E bëri lidhje. Nuk e zgjidhi dot lidhjen.
7. Pe në të cilin janë shkuar gjethet e një bime; varg në të cilin janë lidhur kokat e disa perimeve ose kallinjtë e drithërave; kurorë. Lidhje duhani. Lidhje misri. Lidhje qepësh (hudhrash). I bëri lidhje.
8. Dredhë hardhie, kungulli etj., lidhëse. Lidhjet e hardhisë (e kungullit, e fasules).
9. Mjet marrëveshjeje ndërmjet njerëzve në largësi; të qenët i lidhur me një mjet të tillë. Lidhje telefonike (telegrafike). U prish (u ndërpre) lidhja. Vendos lidhjen. Ka lidhje me telefon (me radio).
10. Brez që mbërthen e përforcon trarët e pingultë të çatisë me ata horizontalë. Lidhje trarësh. Lidhjet e çatisë.
11. Shami koke si trekëndësh me dy cepa të gjatë, me të cilën gratë lidhin flokët; kryqe. Mblodhi flokët me lidhje.
12. spec. Mënyrë si mbërthehen a bashkohen pjesët ose detalet e diçkaje. Lidhje e shkurtër. Lidhje në seri (paralele) (elektr.). Lidhje me kabllo.
13. Shkalla e qëndrueshmërisë ose e fortësisë së një të tëre që përbëhet nga pjesë të ndryshme, të qenët i lidhur. Lidhje e fortë (e qëndrueshme, e dobët). Lidhja e murit. Lidhja e çimentos (e betonit). Lidhja e atomeve (e grimcave) të një molekule.
14. Grup njerëzish të organizuar; shoqatë; bashkim politik e shoqëror, që vepron si një organizatë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Kombeve (hist.) organizatë politike ndërkombëtare midis dy luftërave botërore, në të cilën përfaqësohej një pjesë e shteteve (sot Organizata e Kombeve të Bashkuara). Lidhja (aleanca) e shenjtë (hist.).
15. shtypshkr. Veshja dhe qepja e librit. Lidhje e thjeshtë (speciale).
16. kim. Përzierje e ngurtë ose e lëngët e fituar nga shkrirja e një metali me metale të tjera (ose me shtesa elementesh jo metalike), e cila ka veti të ndryshme fizike dhe kimike. Lidhje metalike. Lidhje shumë të forta (shumë të buta).
17. kim. Forcë tërheqëse e qëndrueshme ndërmjet atomeve ose joneve që bën të mundur formimin e molekulave. Lidhje bioklimatike (kim.)
18. let. Nyjë, ngjarja e parë që shënon fillimin e vargut të ngjarjeve kryesore të subjektit në një vepër letrare. Lidhja e një romani. Lidhja e subjektit.
✱Sin.: bashkim, ndërlidhje, caktim, marrëdhënie, raport, hallkë, shtrëngim, kapje, mbledhje, mbështjellje, ngjitje, mbërthim, urë, bashkërendim, pajtim, përputhje, afri, farefisni, gjak, lidhëse, liktyrë, gjalmë, nyjë, komb, kurorë, fashim, brez, shami, kryqe, shoqatë, ligë, shoqëri, aliazh, qepje, fije, fill.
♦ S’ka lidhje burri (dikush) përb. është i pabesë, nuk e mban fjalën e dhënë; t’i lë bajgat nën thonj keq.; punon prapa gardhit. I kam prerë (i kam humbur) lidhjet (me dikë) libr. jam shkëputur nga dikush për një kohë të gjatë, ngaqë s’e di se ku është ose ngaqë nuk dua të kem punë me të, nuk jap e marr më me të.
MOSBALANCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi ose paaftësi për të balancuar a baraspeshuar gjërat; kund. balancim. Mosbalancimet hormonale ndikojnë në shëndetin e njeriut. 2. Mospasje e një përpjesëtimi të drejtë midis dy anëve të diçkaje, mungesë e balancimit; kund. balancim. Mosbalancimi i ujit të harxhuar me prurjet nga reshjet e shirave.
PËRPJESËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Marrëdhënie të caktuara ndërmjet pjesëve përbërëse të diçkaje brenda së tërës; marrëdhënie mase a madhësie ndërmjet pjesësh ose gjërash që kanë lidhje njëra me tjetrën; kund. shpërpjesëtim. Në përpjesëtime të drejta (të arsyeshme). Përpjesëtimet ndërmjet prodhimit dhe konsumit (të ardhurave dhe shpenzimeve). Në përpjesëtim me...
2. Marrëdhënie e harmonishme nga madhësia a nga përmasat ndërmjet pjesëve të diçkaje ose ndërmjet pjesëve dhe së tërës, simetri. Përpjesëtimi ndërmjet të tërës dhe pjesës. Përpjesëtimi ndërmjet trupit dhe gjymtyrëve.
3. fig., kryes. sh. Madhësia e diçkaje, shkalla e zhvillimit a e shtrirjes që ka arritur një gjë, përmasë. Në përpjesëtime të mëdha. Në përpjesëtime botërore.
4. mat. Barazia ndërmjet dy marrëdhënieve sasiore a numerike. Përpjesëtim i drejtë (i zhdrejtë). Dy të katërtat janë në përpjesëtim me katër të tetat.
✱Sin.: pjesëtim, proporcion, përpjesë, simetri, përmasë, proporcion, shkallë, përpjesë, madhësi.
RAPÓRT,~IІІ m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. sh. Marrëdhënie.
2. Përpjesëtimi midis dy a më shumë anëve, dukurive, madhësive; lidhje e ndërsjellë sipas një përpjesëtimi të caktuar. Raporte sasiore (cilësore). Raporti i forcave. Raporti ndërmjet numrave (madhësive, vlerave). Raporti ndërmjet masës dhe energjisë. Në raportin një me njëqind. E ndryshoi (e prishi) raportin. U vendos një raport i drejtë. Në raport me... në krahasim me.
✱Sin.: marrëdhënie, lidhje.
REAKSIÓN,~IІ m. sh. ~E, ~ET 1. Lëvizje ose ndryshim që bën një organizëm kur mbi të vepron një ngacmues i jashtëm a i brendshëm, kundërveprim i organizmit ndaj një ndikimi. Reaksioni i lëkurës (i organizmit). I bën (i shkakton, i jep) reaksion. Reaksion alergjik.
2. Kundërveprim; reagim. Aksioni dhe reaksioni. Shkakton reaksion. Si reaksion ndaj diçkaje.
3. kim. Bashkëveprim midis dy a më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike. Reaksion kimik. Reaksion shkëmbimi (zëvendësimi, zbërthimi). Reaksion acid (termik). Reaksioni i tokës. bujq. gjendje e tokës, që përcaktohet nga përpjesëtimi i disa lëndëve të nevojshme për bimët. Hyn në reaksion. Merr pjesë në reaksion. Kryhet (zhvillohet) një reaksion.
4. tek. Kundërveprimi i gazrave, që shtyjnë përpara një send duke dalë me forcë nga pas. Aeroplan (motor) me reaksion. Reaksion bërthamor (fiz.) zbërthimi i bërthamave të atomeve të një elementi, si pasojë e të cilit ai shndërrohet në një element tjetër, duke lëshuar energji të madhe. Reaksion zinxhir a) fiz., kim. shndërrim kimik ose zbërthim i pandërprerë i elementeve dhe i lëndëve, gjatë të cilit produktet e zbërthimit marrin pjesë në procesin e mëtejshëm; b) fiz. varg veprimesh ose rrjedhimesh, që lidhen njëri me tjetrin dhe që nisin nga një shkak i vetëm fillestar.
RRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbajtja, ushqyerja dhe edukimi i dikujt derisa të bëhet i zoti i vetes; mbarështimi i kafshëve; kultivimi i bimëve; zhvillim. Merrej me rritjen e fëmijëve. Rritja e shpendëve ishte në qendër të vëmendjes. Rritja e normave të prodhimit ndikoi në ekonomi. Me rritjen e moshës kishte përfituar të ardhura të larta. Ritmet e rritjes ishin të shpejta.
2. Përpjesëtimi në të cilin i është shtuar sasia, madhësia, vëllimi a vlera diçkaje; përmasat e një zmadhimi, zgjerimi a shtimi; shtesë. Rritje e ndjeshme e çmimeve. Pati një rritje të dukshme të ekonomisë.
3. fig. Një shkallë më e lartë që arrin diçka, duke u bërë më e madhe, më e fuqishme, më e njohur etj.; zhvillim, përforcim; ngritje. Rritja shpirtërore është shumë e rëndësishme. Rritja e lëvizjes studentore kulmoi në dhjetor.
✱Sin.: edukim, shtim, zmadhim.
SA përem. 1. pyet. Përdoret për të pyetur për sasinë e qenieve, të sendeve a të dukurive (në fjali pyetëse të drejta ose të zhdrejta); në çfarë mase, sasie, përpjesëtimi etj. Sa vjeç je? Sa është ora? Sa kohë ka? Sa lekë kushton? Sa herë në ditë? Save u keni thënë? Prej sa fijesh përbëhet ky kabëll? Sa kohë mban deri atje? Me sa njerëz erdhi? A i patë sa ishin? Nuk i kujtohej sa vjet kishin kaluar. E pyeti sa kilometra rrugë kishin bërë.
2. pacak. Në atë sasi a masë; gjithë. Sa erdhën, aq u larguan. Sa u mbollën, aq zunë. Gjithë sa qenë aty, qeshën. I dha gjithë sa pati. Erdhën sa ishin ftuar. I ra me sa fuqi pati. Sa herë çdo herë, gjithnjë.
3. lidhor. Ajo gjë që; përdoret me kuptim kufizues me parafjalët “nga, me, për”, zakonisht në fjali të ndërmjetme. Nga sa kam parë, janë bërë përparime të mëdha. Me sa duket, nuk do ta përfundojmë sot. Me sa më kanë thënë, zgjidhja do të jetë e afërt. Me sa di unë, ai do të qëndrojë. Me sa kishte marrë vesh, të gjithë do të ishin pjesëmarrës. Për sa folëm... lidhur me atë që folëm.
4. pacak. Përdoret për të shprehur habi, çudi, admirim etj. për sasinë e madhe të qenieve, të sendeve a të dukurive. Sa paskan ardhur! Sa qenkan këtu! Sa vjet u bënë! Sa lot ka derdhur! Sa herë e kam parë!
5. pacak., bised. Disa, ca. U shpërndanë sa andej, sa këndej.
♦ S’të pyet me sa e ke *thekrin (dikush) keq.
SHPËRPJESËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mungesë përpjesëtimi; mungesë harmonie ndërmjet elementeve ose ndërmjet pjesëve të një të tëre (nga pikëpamja e përmasave, e sasisë, e ritmit të zhvillimit etj.). Shpërpjesëtim i madh (i dukshëm, i theksuar). Shpërpjesëtim forcash. Shpërpjesëtim moshe. Shpërpjesëtimi midis industrisë dhe bujqësisë. Ngushtohen (thellohen, zhduken) shpërpjesëtimet.
SHPËRPJESËTIMOR,~E mb., libr. Që i mungon përpjesëtimi, që nuk ka harmoni ndërmjet elementeve ose pjesëve përbërëse. Zhvillim shpërpjesëtimor. Në mënyrë shpërpjesëtimore.
SITUÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësia e rrethanave dhe e kushteve ekonomike, shoqërore, politike, ushtarake etj., që krijohen në një vend në një periudhë të caktuar; gjendje. Situata politike paraqitej e favorshme. Duhet të dimë të veprojmë në çdo situatë. I bën ballë çdo situate. Ndërhyrja e bankës e ndryshoi situatën.
2. Gjendja e një pune, e një njeriu etj., rrethana zakonisht të vështira e me pasoja. U krijua një situatë shumë e vështirë. Doli nga situata. E ka në dorë (e zotëron) situatën.
3. usht. Gjendja e veprimeve luftarake në një pjesë të fushës së betejës, e cila përcaktohet nga përpjesëtimi dhe vendosja e forcave. Harta e situatës nuk ishte e qartë. Gjenerali pa situatën e dha urdhrin për tërheqjen e trupave. E hodhi situatën në hartë.
4. let. Çaste të një vepre dramatike gjatë të cilave veprimi merr tipare më të theksuara në një drejtim. Gjatë provave u krijuan situata komike.
✱Sin.: gjendje, rrethanë.
ZHBALANCÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që anon nga një anë, që nuk është në baraspeshë, që i është prishur baraspesha; që ka humbur drejtpeshimin; kund. i balancuar. Tregti e zhbalancuar. Marrëdhënie të zhbalancuara. Ngarkesë e zhbalancuar.
2. fin. Që nuk ka përpjesëtim të njëjtë në anët e veta, që i është prishur përpjesëtimi i drejtë; kund. i balancuar. Ekonomi e zhbalancuar. Buxhet i zhbalancuar. Shkëmbim i zhbalancuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë