Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HARTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shkrimi a përpilimi i përmbajtjes së një dokumenti, të një shkrese etj. Hartimi i shkresës. Hartimi i rendit të ditës. Hartimi i dokumentit sipas udhëzimit.
2. Krijimi i një vepre letrare, shkencore. Hartimi i një drame (një skeçi, një pjese teatrale). Hartimi i fjalorit (i gramatikës). Hartimi i një teksti shkollor. Hartim i katalogut. Hartim i përmbledhjes. Hartim i treguesit. Hartimi i një ligji.
3. Përgatitje e të dhënave të nevojshme për diçka që duhet bërë. Hartim dhe zbatim projektesh. Hartimi i bilancit. Hartim kurrikule. Hartimi i grafikut të punës (një program pune).
4. Punë krijuese që bëjnë nxënësit si detyrë me shkrim për të shprehur bukur e drejt mendimet për një temë të caktuar; ese. Hartim letrar. Hartim krijues (përshkrues, ritregues). Hartim klase (shtëpie). Hartim me temë të lirë. Ora e hartimit. Temë hartimi. Fletore hartimi. Shkruaj (bëj) një hartim. Kontrolloj (ndreq) hartimet.
✱Sin.: përpilim, shkrim, ese.
MOSPËRPILÍM,~I m. Pamundësi, paaftësi ose mospranim për të përpiluar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk përpiloj ose kur nuk përpilohet diçka; kund. përpilim. Mospërpilimi i listave konkrete. Mospërpilimi me shkrim i kontratës së punës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë