Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ORKESTRÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. muz., kal. E përpunoj dhe e përgatit një pjesë muzikore që të luhet nga një orkestër. Orkestoj këngën. Orkestroi një vepër për violinë dhe piano. Kompozitori orkestroi simfoninë me ndjeshmëri dhe përpikmëri.
2. fig., Organizoj, drejtoj, planifikoj në mënyrë të kujdesshme e të koordinuar diçka. Kishin orkestruar këtë veprim për t’i hequr qafe. Është në gjendje të orkestrojë lojën e ekipit nga qendra e fushës.
RIGOROZITÉT,~I m. Rreptësi, përpikmëri. I përmbahet me rigorozitet rregullores.
RIPRODHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi, procesi për të riprodhuar diçka dhe rezultati i kësaj, në kuptimin e përsëritjes së diçkaje me përpikmëri duke nxjerrë kopje prej saj; paraqitje besnike e diçkaje duke e pasur si gjedhe. Riprodhimi i veprës (i pikturës). Riprodhim mekanik (edhe psikol). Riprodhim fjalë për fjalë. Riprodhimi i mësimit (i bisedës, i lajmit).
2. Vepër ose shkrim që është nxjerrë si kopje nga një tjetër. Riprodhim besnik.
3. biol. Procesi përmes të cilit një lloj biologjik siguron vijimësinë në kohë duke lindur pasardhës. Riprodhim biologjik. Riprodhim natyror. Riprodhimi i njerëzve (i kafshëve, i bimëve). Riprodhim me farë. Koha e riprodhimit. Organet e riprodhimit. Bëj riprodhimin e...
4. ek. Në teorinë ekonomike marksiste, proces i prodhimit shoqëror, që sjell përtëritjen e pandërprerë të vlerave të harxhuara. Riprodhim i thjeshtë prodhim që përsëritet në përmasat e mëparshme. Riprodhim i zgjeruar prodhim që i tejkalon përmasat e mëparshme. Koeficienti i riprodhimit. Procesi i riprodhimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë