Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përpihem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRQENDROHEM

►PËRQENDR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Shkojmë për t’u mbledhur a për t’u grumbulluar në një vend; kund. shpërqendrohem. Turistët u përqendruansheshin qendrorqytetit.
2. fig., vetv. I kushtoj vëmendjen dhe kujdesin kryesor një pune a një drejtimi, ngulit gjithë vëmendjen në një punë a në një drejtim, mbajngulitur vëmendjen vetëmdiçka, aty i vë të gjitha forcat, me atë merrem kryesisht, aty ndalemshumë. Ishin përqendruarshumë projektet për infrastrukturën digjitale. Diskutimi u përqendrua te çështja kryesore (në pikën e dytë).
3. vetv. Jam i aftëmbledh forcat mendore dhembajtendosur vëmendjen, përmbledh veten; kund. shpërqendrohem. U përqendrua mirë para se t’i hynte punës (studimit). Nuk përqendrohet dot. Përqendrohu këtu!
4. pës. e PËRQENDRÓJ.
Sin.: grumbullohem, dislokohem, mblidhem, ndalem, drejtohem, përmblidhem, merrem, kridhem, përpihem, zhytem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.