Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARAVÁJTËS,~E mb., libr. Që ecën përpara; që shkon duke u rritur; përparues; kund. prapavajtës.
PROGRESÍV,~E mb., libr. 1. Që shkon përpara, që bën hapa përpara, që ecën në drejtim të përparimit; kund. regresiv. Proces progresiv. Ndryshime progresive. Forca progresive.
2. I përparuar. Norma progresive. Mesatarja progresive.
3. Që vjen duke u rritur a duke u shtuar; përparues. Forma progresive e sëmundjes. Taksë progresive (fin.) taksë mbi një të ardhur a fitim, që vjen duke u shtuar sipas rritjes së fitimit.
✱Sin.: përparues, i përparuar, rritës, shtues.
SHKALLËSHKÁLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që bëhet dalëngadalë, hap pas hapi, i shkallëzuar. Progres i shkallëshkallshëm. Ndarje e shkallëshkallshme.
✱Sin.: i dalëngadalshëm, shkallëzor, i shkallëzuar, përparues, shkallë-shkallë, përparues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë