Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përparimtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DREJTIM

DREJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur drejtoj; vënia drejt e diçkajeshtrembër, të lakuar, të përkulur a të kërrusur; rregullim i diçkajeshtrembëruar. Drejtimi i trupit (i këmbës). Drejtimi i supeve. Drejtimi i shufrave (i telit). Drejtimi i syve vështrimi drejt përpara (për dikëshikon shtrembër).
2. edhe fig. Pikë drejtcilës shkon dikush a diçka; ana nga është kthyer diçka ose drejtcilës lëviz diçka për të arritur në një vend; hapësira nga gjendet ose nga shkon dikush a diçka. Drejtimi i lëvizjes. Pa drejtimcaktuar pa adresë. drejtimpaditur. drejtimveriut (të jugut). Drejtimi kryesor. Në drejtimkundërt. Në drejtimpyllit. Drejtimi i makinës. Drejtimi i lëvizjes (i forcës) (edhe fiz.). Me drejtim nga e djathta (nga e majta). Në disa drejtime. Në këtë (në atë) drejtim. Në çdo drejtim. Në të gjitha drejtimet. Top pa drejtim (sport.). Merr (ndjek) drejtimin. Ndërroi (ndryshoi, ktheu) drejtimin. Përcaktoi (humbi, ngatërroi) drejtimin. - Në ç’drejtim bie fshati? Shkon (lëviz) vetëm në një drejtim. Iku pa ndonjë drejtim.
3. Qëndrimi që ka ose që merr një trup, mënyra e vendosjes ose e qëndrimit të tij. Drejtim horizontal (i pingultë, i pjerrët). E vë në drejtimmurit. S’ka drejtim s'është drejt.
4. Ecuriandjek zhvillimi i diçkaje, vija a rruga e zhvillimit të një veprimtarie, të një dukurie etj.; synimi a qëllimindjek dikush; prirja drejt një fushejetës. Me drejtim shkencor (mësimor). Me drejtim industrial (bujqësor, blegtoral).
5. Rrymë e caktuar në një fushëjetës politike, shoqërore, mendore, kulturore, artistike etj.; parim drejtues politik, ideologjik, kulturor etj.; prirja drejt një rrymecaktuar filozofike. Drejtim ideologjik (filozofik, letrar, artistik).. Drejtim idealist (metafizik). Drejtim romantik (realist). Drejtim përparimtar (demokratik). Drejtimi letrar (i realizmit kritik, i klasicizmit).
6. Pikëpamje. këtë (në atë) drejtim. Shqyrtoj ngagjitha drejtimet. Nga çdo drejtim që ta shohësh.
7. Detyrat a funksionet që i jepen dikujt për të drejtuar një veprimtari, njëkompani, një organizatë etj.; organi drejtues, udhëheqja. Është (punon) në drejtimin e koorporatës (të firmës, të biznesit, të kompanisë). I dhanë drejtimin artistik (teknik) të festivalit.
8. fig. Rruga e veprimeve ose e sjelljesdikujt. Drejtim i mirë (i keq, i shtrembër). Mori drejtimmirë. I dha një drejtim.
9. Emri e mbiemri dhe vendbanimi i marrësit a i dërguesit, që shënohen mbi një dërgesë postare ose që i jepen dikujt për ta ditur se ku të drejtohet; të dhënat për vendin ku gjendet një institucion etj.. Drejtimi i vjetër (i mëparshëm, i ri). Drejtimi i marrësit (i dërguesit). Jep (lë) drejtimin. Pa drejtimcaktuar. Mungon drejtimi. - Cili është drejtimi i tij (i saj)?
Sin.: shtrirje, zgjatje, rrafshim, kthim, sjellje, përqendrim, orientim, hedhje, kryesim, dirigjim, udhëheqje, qeverisje, komandim, kah, rreshtim, prirje, profil, rrugë, udhë, vijë, hulli, ravë, rrymë, këndvështrim, adresë.
I jap drejtim (diçkaje) libr. e vë në rrugën e zgjidhjes; ia gjej zgjidhjen si t’ia bëjë; vendos, nuk lëkundem më për diçka.

JOPËRPARIMTAR
KOHË

KÓHË,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vazhdim a kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve etj., pa kthim prapa; periudhë kohorevazhdon radhazi; pjesë e ditës a e periudhës në të cilën jetojmë, punojmë, veprojmë etj. Kohë e gjatë (e shkurtër, e humbur). Kohë e lirë. Kohë e punës. Koha e pushimit (pas dite). Kohë e ngrënies vakt. kohët e fundit tani vonë. kohën e drekës (e darkës). Në kohë paqeje (lufte). Ka ndryshuar (ka ikur) ajo kohë. Kam kohë jam i lirë, kam nge. S’kam kohë. Në kohën që (kur)… ndërsa (kur)… Për sa kohë që… përderisa Në të njëjtën kohë njëkohësisht. Koha është flori (fj. u.).
2. Periudhë e caktuar e historisë në të cilën ndodh a ka ndodhur diçka e veçantë dhe shumë e rëndësishme (një ngjarje, një dukuri etj.); epokë e gjatë historike. Koha e gurit (hist.) periudha më e hershme e historisë kur njerëzit përdornin vegla prej guri. Koha e bronzit (hist.) periudha midis pesëvjeçarit V e II para erës së re. Koha e hekurit periudhë pas kohësbronzit. Koha e mesme (hist.) mesjeta. Koha e artë shekulli i artë.
3. filoz. Formë objektive dhe kryesore e ekzistencësmateries, që përfshin kushtet themelorelëvizjes së saj dhe tregon se sa zgjatin njëra pas tjetrës ngjarje, dukurirëndësishme etj. Koha dhe hapësira.
4. Periudha e sotme në të cilën jetojmë; epoka bashkëkohore a moderne; e sotmja. Njeri i kohës. Detyrë (kërkesë, vepër, ngjarje) e kohës.
5. Periudhë e moshës së një njeriu; gjatësia e jetësdikujt a diçkaje; jeta aq sa rron një qenie e gjallë. Koha e rinisë (e pleqërisë).
6. Afat; çast i përshtatshëm; rast. Para kohe para afatit. U kohë (në kohën e duhur). Është kohabisedojmë (të flasim). Mbaroi koha.
7. kryes. nj. Tërësia e rrethanavemundsjellin ndryshime a zhvillimereja; e ardhmja. Koha do ta tregojë. T’ia lëmë kohës.
8. vet. nj. Tërësia e kushteve atmosferike ose gjendja e motit në një vend; moti. Kohë e mirë (e keqe). Kohë me shi. Kohë diellore (yjore) (astr.). Parashikimi i kohës. U prish koha u vrenjt. Koha e mirë duket që në mëngjes (fj. u.).
9. tek. Secila nga fazat e ciklitpunës së një motori a të një makine. Motor me katër kohë.
10. muz. Secila prej nënndarjeve të barabartamasëspërcaktojnë ritmin e një kënge a të një pjese muzikore; pjesë e simfonisë, e sonatës etj. Simfoni me katër kohë.
11. gjuh. Kategori gramatikore e foljesshpreh marrëdhënien e veprimit a të gjendjes me çastin kur flasim. Koha e kryer (e pakryer). Kohë e kryer e thjeshtë e foljes.
Sin.: periudhë, epokë, e sotme, bashkëkohore, afat, mot, e ardhmja, rast.
*Barra e kohës libr. Ecën me *hapin e kohës (dikush a diçka). Ecën me kohën (dikush) e kuptonsotmen dhe e përkrah a e përvetëson, bën si e do e sotmja, përkrah zhvillimin dhe përparimin; është me të renë, është përparimtar; kund. e ka shkelur koha (dikë). U hap koha shaka. nisiçelet dikush, të qeshë a të gëzohet; kund. u prish koha. S’kam kohë (nge) të marr *frymë. Nuk kam kohëvdes shih s’kam kohë (nge) të marr frymë. (Që) në kohën e baba Qemos qysh prej shumë kohëshparë, që në një periudhëlargët sa nuk mbahet mend mirë; (që) në kohën e Noes; (që) në kohën e qepës tall.; (që) në kohën e qyqes. Kohë e pa kohë. 1. Në një kohëpapërshtatshme; kur t’i teket; pa lajmëruar; dendur, shpesh; orë e pa kohë. 2. Edhe në mot të keq; sido që të jetë moti. Kohëkohë (kohë pas kohe) periudha pak a shumëgjata e jo rregullisht; pas ca kohe; herë pas herë; kur e kur. (Që) në kohë të Noes shih (që) në kohëbaba Qemos. (Që) në kohën e qepës tall. qysh prej shumë kohëshparë, që në një periudhëlargët sa nuk mbahet mend mirë; (që) në kohën e baba Qemos; (që) në kohën e qyqes tall. (Që) në kohën e qyqes tall. qysh prej shumë kohëshparë, që në një periudhëlargët sa nuk mbahet mend mirë; (që) në kohën e baba Qemos; (që) në kohë e qepës tall. E lidh kohën me litar (dikush) iron. 1. Përpiqetpengojë zhvillimin a përparimin e diçkaje, do që të ndalëvend diçkaecën përpara. 2. Bën marrëzira; nuk e kontrollon veten, nuk sheh se ç’bën. *Njëherë e një kohë. *Orë e pa orë. U prish koha shaka. u zymtua dikush; u trishtua, nisiqajë a të mërzitet; u zemërua; u përzien retë; kund. u hap koha. E ka shkelur koha (dikë) nuk ka ecur përparabashku me të tjerët; ka mbetur prapa, nuk është me të sotmen; nuk përkrah zhvillimin e përparimin, është me të vjetrën, është prapanik; kund. ecën me kohën (dikush). Shkoj kohën (me dikë a me diçka) merrem me dikë a me diçka sa për të mos u mërzitur, nuk kam ndonjë punërëndësishme; rri me dikë a me diçka që më argëton. I shkoi (i kaloi) koha. 1. (dikujt) S’ka më fuqi a s’ështëgjendjen më të mirë për diçka; nuk është më i kohës, i përket kohësshkuar, është i prapambetur. 2. (dikujt a diçkaje) Është vjetruar, e ka kaluar kohën më të mirë a më të përshtatshme për diçka; nuk është më e përshtatshme diçka, nuk përdoret më. Vret kohën (dikush) rri pa punë ose bën diçka pa vlerë, e harxhon kohën kot; e shtyn ditën me zor.

MENDIMTAR
PROGRESIST

PROGRESÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përparimtar.

PËRPARUAR
PËRPARUAR

PËRPARÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) 1. Ai që ka arritur suksese e përfundime më të mëdha se të tjerëtzbatimin e detyrave, në plotësimin e tejkalimin e planeve si në sasi, ashtu edhecilësi etj. Mësojmë ngapërparuarit. Ndjekin shembullin e të përparuarve. Përgjithësojmë përvojën e të përparuarve.
2. Ai që është me të renë, që e mbron dhe e përkrah atë, përparimtar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.