Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRNJËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përnjësuar, i bashkuar; i unifikuar.
PËRNJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkoj në një të vetme; bashkoj në një njësi; lidh në një tërësi të vetme e të pandashme dy a më shumë sende, njësi, pjesë etj., që janë të ndryshme; përqendroj në një; njësoj.
2. E bëj të njësishëm a të njësuar; e bëj të përgjithshëm e të përbashkët për të gjithë, unifikoj. Luftuan për të përnjësuar gjuhën standarde.
3. Barazoj a përngjashmoj dy a më shumë gjëra të ndryshme, duke i bërë të njëjta a të njëtrajtshme; njësoj. Përnjësoi kriteret e testimit. Përnjësuan programet e gjuhës shqipe e të letërsisë (të shkencave natyrore).
✱Sin.: njësoj, bashkoj, përngjashmoj, njëtrajtësoj, barazoj, unifikoj.
PËRNJËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është bashkuar me një tjetër në një të vetëm; i bashkuar; i unifikuar. Troje të përnjësuara.
2. I njësuar a i njësishëm, i përbashkët e i përgjithshëm për të gjithë. Komb i përnjësuar.
3. Që është barazuar e përngjashmuar me një tjetër, i njëtrajtshëm me një tjetër. Mendime (qëndrime) të përnjësuara.
✱Sin.: i njësuar, i bashkuar, i përngjashmuar, i përnjëshëm, i njëtrajtshëm, i barazuar, i unifikuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë