Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDRÝDHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur ndrydh diçka ose kur ndrydhem. Ndrydhja e brumit (e lakrave). Ndrydhje e vetëveprimit (e mendimit, e ndjenjave).
2. mjek. Lëvizje e kockës së një gjymtyre nga vendi i vet që shoqërohet me inflamacion, dhembje e ënjtje të vendit të dëmtuar; dëmtim i muskujve, i ligamenteve a i tendinave. Pati një ndrydhje. Ndrydhja e dorës (e këmbës).
3. fig. Gjendje e rëndë shpirtërore, kur diçka na mundon e nuk na lë të shfaqim lirisht ndjenjat e mendimet. Kishte një ndrydhje në zemër.
✱Sin.: ngjeshje, përndrydhje, përdredhje, ndërlikje, nxjerrje, shtypje, mbyllje, prridhje, druajtje, brengë, topitje, rrudhje, nënshtrim, tulatje.
STRANGULÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur strangulis a stranguliset; ndrydhje. Strangulisje e lehtë. Kishte pësuar strangulisje. Do të bënte ca ditë pushim se kishte një strangulisje të këmbës. Gjatë lojës pësoi një strangulisje të dorës.
✱Sin.: ngjeshje, përndrydhje, përdredhje, ndërlikje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë