Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NDRÝDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Del nga vendi, përdridhet (për gjymtyrët). M’u ndrydh këmba (dora).
2. fig., vetv. Mbyll në vetvete ndjenjat a mendimet nga druajtja, nga turpi a nga frika; mbyllem në vetvete. Është ndrydhur në vetvete. Vajza u ndrydh.
3. vetv. Rrudhem; vrenjtem, ngrysem. Babai u ndrydh në fytyrë.
4. pës. e NDRÝDH. Brumi ndrydhet dhe lihet të vijë.
✱Sin.: ngjeshëm, përndrydhet, përdridhet, ndërliket, shtrydhem, rrudhem, vrenjtem, ngrysem, topitem, shtypem, mbyllem, ndryhem, nënshtrohem, tulatem.
♦ M’u ndrydh *zemra.
PËRNDRÝDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përndrydhet; i përndrydhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë