Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AZILÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kërkuar mbrojtje ligjore dhe strehim në një vend tjetër nga vendi i origjinës ku është ndjekur ose ku është persekutuar. Azilant social. Azilant i përndjekur. Azilant i përkujdesur. Azilant politik person që kërkon azil për shkak të përndjekjes për pikëpamjet e tij politike. Azilant refugjat person që kërkon mbrojtje pasi është detyruar të largohet nga vendi i tij për shkak të luftës ose dhunës. Jam azilant. Azilant shqiptar. Vendqëndrimi i azilantit. Azilant në pritje të marrjes së statusit. Qendër pritjeje për azilantë. Një grup azilantësh u kthyen vullnetarisht.
✱Sin.: azilfitues, refugjat.
NDJÉKUR (i, e) mb. 1. Që është ndjekur, që është përzënë, që është dëbuar. Një popull i tërë i ndjekur nga trojet e veta. Ai është i ndjekur nga shtëpia e vet.
2. Që ndiqet për një vepër penale të kryer, që përndiqet. Personi i ndjekur nga policia. I ndjekur penalisht nga Prokuroria. I ndjekur nga regjimi i përndjekur.
3. Që ndiqet si udhërrëfyes, si model. Metoda e ndjekur. Moda e ndjekur.
4. Që shoqërohet, që ndiqet. Zbriti në stere i ndjekur nga katër ushtarë. I ndjekur nga shoqëruesit. I ndjekur nga dikush a nga diçka (në një garë etj.).
5. Që ndiqet për kënaqësi, i shikuar. Emisioni më i ndjekur. Sporti më i ndjekur.
✱Sin.: i përndjekur, i dëbuar, i shikuar.
PERSEKUTÚAR (i, e) mb. I përndjekur.
PERSEKUTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) I përndjekur. Kampi i të persekutuarve.
PERSEKUTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) E përndjekur. Përgjimi i së persekutuarave.
PRÉKUR (i, e) mb. 1. Që është prekur nga një sëmundje; i sëmurë; kund. i paprekur. Fidanët e prekur. Pemët (kokrrat) e prekura. Kafshët (bagëtitë) e prekura. Bletët e prekura.
2. bised. Që është prekur nga tuberkulozi. Njeri i prekur. Ishte i prekur. Spital për njerëz të prekur. Klimë shumë e mirë për njerëzit e prekur.
3. fig. Që ka mbresa të thella për diçka, i mallëngjyer; që ndien dhembje për dikë a për diçka; i tronditur, i shqetësuar shumë; i fyer. I prekur në sedër. Ishte shumë i prekur. E ndjente veten të prekur.
✱Sin.: i cenuar, i nisur, i cenosur, i sëmurë, i emocionuar, i mallëngjyer, i pezmatuar, i lënduar, i tronditur, i dokëndisur, i fyer, i veremosur, i përndjekur, i thartuar, i vrarë, i athëtuar, i dhembshur, i shqetësuar, sedërfyer, sedërlënduar, i fshikur.
PËRNDJÉKUR (i, e) mb. 1. Që është përndjekur.
2. I persekutuar. Takim paraelektoral me njerëzit e përndjekur.
PËRNDJÉKUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i përndjekur. Të përndjekurit morën dëmshpërblimin e fundit.
PËRNDJÉKUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e përndjekur. Lista e të përndjekurave.
►VÍSHEM jovep., VÉSHA (u), ~VESHÚR 1. vetv. Vë një petk në trup, mbështillem a mbulohem me një rrobë të qepur duke futur në të krahët, këmbët e shtatin; kund. zhvishem. Vishet bukur. Vishet lehtë (trashë). U veshën shqiptarisht. U vesh nuse. Vishet me të leshta. U vesh si ushtar. U vesh si për festë (si për dasmë). U vesh si për dimër. Vishem e mbathem. U vesh me të zeza (me rroba të zeza) filloi të mbante zi, ra në zi.
2. bised., vetv. Nis një detyrë a futem në një punë, e cila ka një veshje karakteristike, hyj, bëhem. U vesh ushtar shkoi të kryejë shërbimin ushtarak. U vesh polic.
3. vet. v. III Mbulohet a mbështillet me një shtresë që nuk lë të duket ç'ka nën të; mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbushet. Syri iu vesh me një cipë. M'u veshën sytë nga lotët. U vesh xhami. M'u veshën syzet. U veshën livadhet. Lugina u vesh me një tis të hollë mjegulle. U vesh qielli me re. U veshën pemët me lule.
4. fig., vetv. Marr fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. U vesh me pushtet. U vesh me funksionet e... U vesh me fuqi të plota.
5. bised., vetv. I sulem dikujt, i vërsulem dhe e godas, e qëlloj; i përvishem. Iu vesh me grushte (me shkop).
6. bised., vetv. I ngjitem (një kodre a një mali). Iu veshën kodrës.
7. fig., iron., vetv. Paraqitem me një pamje tjetër, duke fshehur a duke mbuluar qëllimet e vërteta ose veprimet e këqija; shtirem. Na vishen si patriotë. Vishej si i përndjekur.
8. pës. e VESH.
♦ M’u veshën *sytë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë