Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDÉZJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndez ose kur ndizem; kund. shuarje, fikje. Ndezja e zjarrit. Ndezja e minave. Ndezja e motorit. Ndezja e urrejtjes. Fitili i ndezjes. Ndezja e zjarrit nuk fillon nga trungu. (fj. u.).
2. bised. Ethe të forta, zjarrmi. Kishte ndezje fëmija.
✱Sin.: çelje, shkrepje, tymosje, hapje, lëshim, gjallërim, nxitje, ngacmim, goditje, shkrehje, djegie, kallje, skuqje, zemërim, përndezje, inat, ngridhje, zjarrmi, zjarr, teri, ethe.
SKÚQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur skuq a skuqet me bojë të kuqe; marrje e ngjyrës së kuqe. Skuqja e hekurit. I nxehur deri në skuqje.
2. Tiganisje; fërgim (i mishit, patateve etj.). Skuqja e patateve. Skuqja e domateve
3. fig. Marrje e ngjyrës së kuqe nga vapa, sikleti, turpi etj. Uli kokën për të fshehur skuqjen nga faje të lehta. Skuqja e lëkurës. Skuqja e grykës.
4. biol. (lat. Erubescentia) Marrja e ngjyrës së kuqe e sipërfaqes së fryteve ose të gjetheve. Skuqja e gjetheve në vjeshtë. Në tetor kjo bimë merr një skuqje të lehtë, pastaj zverdhet e i bien gjethet.
✱Sin.: kuqje, përskuqje, përkuqje, kuqëlim, lëkuqje, kuqërrisje, kuqërrim, stërkuqje, përflakje, përflakim, flakërim, flakëritje, ndezje, përndezje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë