Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATOMIZÚES,~E mb. Që atomizon, që shërben për të ndarë, shpërbërë, copëzuar. Efekt atomizues. Molekula atomizuese. Lëng atomizues.
✱Sin.: shpërbërës, copëzues, pjesëzues, shpartallues, shpërndarës, përndarës, dezintegrues, fragmentarizues, parcializues.
LETËRSHPËRNDÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT Punonjës i një zyre postare që merret me shpërndarjen e letrave, shpërndarësi i letrave që dërgohen me postë.
✱Sin.: letërndarës, përndarës, postier.
PËRNDÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shpërndarës. Përndarësi i postës (i gazetave).
2. spec. Vegël a mekanizëm që shërben për të shpërndarë një lëndë, një energji etj. në drejtime të ndryshme ose në mënyrë të barabartë, shpërndarës. Përndarës i rrymës elektrike. Përndarës benzine.
✱Sin.: shpërndarës, postier, letërshpërndarës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë