Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përmjaltem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRMJALTJE

PËRMJÁLTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përmjalt ose kur përmjaltem.
2. Gjendja kur përmjalt ose kur përmjaltem.

ËMBËLSOHEM

►ËMBËLS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i ëmbël ose më i ëmbël një frutëpemë ose një perime gjatë procesitpjekjes. Ëmbëlsohet molla (rrushi, qershia). U ëmbëlsuan dardhat. Ëmbëlsohet domatja.
2. Bëhet e ëmbël ose më e ëmbël një gatesë, duke i shtënë sheqer a diçka tjetërëmbël. Ëmbëlsohet kadaifi (revania, bakllavaja).
3. vetv. Ha diçkaëmbël dhe ndiej shijen e saj në gojë; fut diçkaëmbëlgojë për të larguar shijen e hidhur, të kripur a të thartë. U ëmbëlsua me llokume (me mjaltë, me karamele).
4. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i butë, zbutet (për motin a për klimën). Ëmbëlsohet moti. Është ëmbëlsuar shumë dimri.
5. fig., vetv., vet. v. III Nuk dhemb a nuk djeg më si më parë, fillon pak nga pakpërmirësohet e të shërohet (për një plagë, një lungë etj.). U ëmbëlsua plaga.
6. fig., vetv. kalon a më largohet zemërimi, qetësohem nga fjalët e mira e të ëmbla që më thotë dikush, zbutem; bëhem më i butë, më i dashur e më i shoqërueshëm; vet. v. III zbutet një gjendje e acaruar, qetësohet diçka; nuk ka më vrazhdësinë a ashpërsinë që kishte ose që shprehte (për fytyrën, për sjelljen, për fjalën etj.). Kohët e fundit është ëmbëlsuar (dikush). U ëmbëlsuan fjalët. U ëmbëlsuan marrëdhëniet. U ëmbëlsuafytyrë u çel duke shprehur kënaqësi për diçka.
7. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i këndshëm, i gëzueshëm a i lumtur (jeta a puna e dikujt, biseda etj.).
8. fig., vetv., vet. v. III Bëhetpak i pjerrët, vjen më i shtruar e jo fare thikë; biebutë e më qetë. Ëmbëlsohen shpatet. Ëmbëlsohet rrjedhja e lumit. Ëmbëlsohet rruga.
9. fig., vetv. Mësohem me diçka dhe fillon të më pëlqejë duke mos m’u dukur më e huaj apo e papranueshme; filloj ta ndiej a ta kuptoj dobinëkam prej diçkaje. U ëmbëlsuan me jetën e fshatit.
10. euf., vetv. Më zë sëmundja e tokës.
11. pës. e ËMBËLSÓJ.
Sin.: ëmbëltohem, mëlcohem, përmjaltem, mjaltohem, mëlcohet, ëmbëltohet, zbutem, sheqeroset.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.