Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përmiellem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAHITEM

PAHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mbulohem me pah, bëhem me pah në kokë e në trup. U pahit duke situr miellin.
2. vetv., vet. v. III Ngrihet e shpërndahet si pluhur (për miellin etj.). Pahitej miellimulli.
3. vetv., vet. v. III Zë pah a myk kur nuk ajroset (për gjethet e duhanitvarg). U pahit duhani.
4. vetv. Flladitem, freskohem.
5. vetv. Thinjem.
6. vetv. Lodhem sa më zë gjumi.
7. pës. e PAHÍT.
Sin.: freskohem, flladitem, thinjem, përmiellem, ngrihet, shpërndahet, myket.

PËRMIELLJE

PËRMÍELLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përmiell ose kur përmiellem.

PËRMIELLOHEM

PËRMIELL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përmiellem.

PËRMIELLZOHEM

►PËRMIELLZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përmiellem.

ZBARDHEM

ZBÁRDH/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. dalin thinjat, thinjem; kund. nxihet. Është zbardhur krejt. - Sa shpejt u zbardh! Hana, kur ndërrohet, skuqet- njeriu, kur plaket, zbardhet. (fj. u.).
2. etnogr., vetv. Heq rrobat e zisë, heq zinë. Ajo u zbardh shpejt.
3. vetv., vet. v. III Zbardh9. Pa u zbardhur dita.
5. fig., vetv., vet. v. III Zbardh10.
6. vetv., vet. v. III Zbardh11. Zbardhet vendimi. Zbardhet ligji. U zbardh marrëveshja e bashkëpunimit.
7. vetv., vet. v. III Zbardh12. Zbardhet krimi. U zbardh një ngjarje e rëndë. Zbardhet dinamika e vrasjes. U zbardh atentati. Zbardhet dëshmia.
8. pës. e ZBARDH1-6. U zbardhën malet. Zbardhet jaka. Iu zbardh fytyra (nga frika). U zbardh si pëlhurë nga ethet. Leshit të zi, vëri sapun sa të duash, nuk zbardhet. (fj. u.).
Sin.: thinjem, zbardhohem, çngjyroset, bardhem, përthinjem, çelem, përmiellem, lëbardhem.
Iu zbardh *buza (dikujt). Kur të zbardhet *penda e korbit iron. Sa të zbardhet *penda e korbit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.