Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KUJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. (edhe me trajtë të shkurtër përemërore) Më bie ndërmend dikush a diçka; sjell ndërmend një ngjarje a një ndodhi të rëndësishme etj., e cila ka ndodhur më përpara në të kaluarën, por ka mbetur në kujtesë. M’u kujtua emri (ngjarja). Më kujtohet dita e parë e shkollës. Tani vonë u kujtova!
2. vetv. E kuptoj ose e kap shpejt me mend se ku është fjala a problemi. Mos e zgjat se u kujtova.
3. Vij në vete, përmendem.
3. pës. e KUJTÓJ.
✱Sin.: përmendem, ndërmendem.
MOSPËRMÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pamundësi ose mospranim për të përmendur dikë a diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e përmend dikë a diçka ose kur nuk përmendem; kund. përmendje. Mospërmendja e emrave të ndaluar. Mospërmendja e përkthyesit nga botuesi i librit. Kërkuan sqarim lidhur me mospërmendjen e shqetësimeve të tyre.
2. Rast kur nuk e përmend dikë a diçka. Mospërmendjet e disa çështjeve problematike.
NDËRMÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vij në vete pasi kam humbur ndjenjat, përmendem pas të fikëtit. E ndërmendën shpejt (pa ardhur mjeku). Sikur të ndërmendeshin papritur. Dalëngadalë u ndërmend.
2. Sjell në mendje, më vjen në kujtesë, kujtohem për diçka. Këto data më ndërmendin vetëm një përfundim. Një ditë mund t’i ndërmendej vetiu. Asaj i ndërmendej përralla e gjarprit të çuditshëm. I bëjmë thirrje të ndërmendet.
✱Sin.: përmendem, kujtohem.
►PËRF/LÍTEM jovep., ~ÓLA (u), ~ÓLUR 1. vetv. Zihem me fjalë me dikë, bëj fjalë me të, shamatohem, grindem. U përfolën ashpër (rëndë).
2. vetv., vet. v. III Bëhet shumë fjalë për diçka; zihet ngoje një ngjarje, një lajm etj., flitet, hapet fjala se... Përflitej në pallat (në lagje, në shkollë) se...
3. pës. e PËRFLÁS.
✱Sin.: shamatohem, grindem, zihem, përmendem, përgojohem, nëpërgojohem.
►ZGJÓHEM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv. Më del gjumi, ngrihem nga gjumi; përmendem; kund. fle. - U zgjua herët. - Zgjohu, se u bë vonë! - Mos bëj zhurmë, se zgjohen fëmijët! Sytë e gjyshit u zgjuan dhe u bënë esëll. Çdo mëngjes zgjohem nga klithma e kafshëve të egra. - Fjetsh e mos u zgjofsh! Fjetsh e mos u çofsh! - ia bënte shtriga nëpër tym. (folk.). Kur ke qenë sëmurë e shërohesh, është sikur ke fjetur e zgjohesh. (fj. u.). Fli pa darkë e zgjohu pa borxhe. (fj. u.).
2. fig., vetv. Dal nga një gjendje ku më janë shkëputur a dobësuar lidhjet me realitetin, nga një vegim, iluzion etj., kuptoj gjendjen e vërtetë; vij në vete. U zgjua nga mendimet (nga ëndërrimi). Si të zgjohem prej kësaj ëndrre?
3. fig., vetv., vet. v. III Fillon të gjallërohet e të lulëzojë; ripërtërihet (për natyrën etj.); nis të gjallërohet e të vihet në lëvizje (për një qendër banimi a pune etj.). Po zgjohet natyra. Bimët janë zgjuar. U zgjua fara (bot.). U zgjua pylli. U zgjua miniera (qyteti).
4. fig., vetv. Bëhet i vetëdijshëm, bëhet i ndërgjegjshëm për diçka, fillon t'i kuptojë mirë çështjet, sqarohet; bëhet i zgjuar. Popujt po zgjohen. Shoqëria u zgjua. Po zgjohet ndërgjegjja e njerëzimit. Mendja e saj u zgjua. - Le të zgjohemi sa nuk është vonë! Ka ardhur koha të zgjohemi nga përgjumja dhe ta mërgojmë këtë situatë të keqe. Kur të zgjoheni ju nga letargjia shekullore, do të shikoni se në ç’greminë ndodhet mëmëdheu.
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Gjallërohet e vepron në një drejtim të caktuar, ngjallet; nxitet. Iu zgjua dëshira (pasioni). Iu zgjuan kujtimet. Iu zgjua ndjenja e mirënjohjes (e hakmarrjes). Iu zgjua urrejtja në shpirt.
6. pës. e ZGJOJ.
✱Sin.: përmendem, shpërgjumem, ngrihem, çohem, gjallërohem.
ZHGJËND/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Gjendja kur filloj të përmendem pas një ëndërrimi; të përmendurit pas një ëndrre. Ishte në zhgjëndërr. As në ëndërr, as në zhgjëndërr. Gjendja në mes të ëndrrës dhe të zhgjëndrës.
2. E vërteta që shohim kur dalim nga ëndërrimi. Ëndrra iu bë zhgjëndërr. A është ëndërr apo zhgjëndërr? Çdo zhgjëndërr është ëndërr. Në zhgjëndërr zotërojnë mendimet. Si njeriu që pickon veten për të kuptuar nëse ndodhet në ëndërr a në zhgjëndërr.
3. fig. Zhgënjim. Zhgjëndërr e rëndë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë