Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRMBLÉDHTAS ndajf. Në trajtë të shkurtuar, duke paraqitur me pak fjalë gjërat kryesore, në mënyrë të përmbledhur. Foli përmbledhtas. E shtroi çështjen përmbledhtas. Shkruan përmbledhtas për ngjarjet e ditës.
✱Sin.: shkurt, shkurtas, shkurtazi, shkurtimisht, përmbledhur, përmbledhtazi.
SHKURT ndajf. 1. Duke shkuar nëpër rrugën më të shkurtër për të arritur diku, nga është rruga me e shkurtër, andej nga del me afër (e shoqëruar ose jo me parafjalën «për»); kund. gjatë. I rashë (për) shkurt. Andej dalim shkurt. Këtej bie (pret) më shkurt. Nga shkohet më shkurt?
2. Në mënyrë të tillë që të mos mbulohet qafa, me gjatësi të vogël (për flokët). I pres flokët shkurt.
3. Me pak fjalë, pa hyrë në hollësira, pa e zgjatur; përmbledhtas; kund. gjatë; gjerë. Foli (u përgjigj, i ra) shkurt. Shkruaj shkurt. Që ta themi (që t'i biem) shkurt...
4. bised. Duke thënë fjalën e fundit (kur bëjnë pazar për diçka); duke e thënë një gjë copë dhe me pak fjalë. Sa e mban shkurt? Këpute shkurt! Do shkurt ti?
5. Që ta themi me pak fjalë, që të mos e zgjatim (përdoret në krye të një fjalie kur rimerret e përmblidhet me pak fjalë ajo që është thënë më parë). Shkurt, aty ka pasur një fry me të lartë luftarake. Shkurt, nuk kthehem dot para shtatorit.
✱Sin.: prerë, preras, prerazi, shkurtas, shkurtazi, shkurtimisht, përmbledhtas, përmbledhtazi, kërthazi, drejt, përfundimisht, shkurtimisht, copë, hapur, troç, pak.
♦ *I bie shkurt (dikush). 1. E përfundon shpejt një punë a një çështje, pa u thelluar dhe pa hyrë në hollësira. 2. Flet pak e prerazi, nuk e zgjat; e thotë copë ç’ka për të thënë; ia preu shkurt (dikujt); i pret drutë shkurt; kund. i bie gjatë. I pret drutë shkurt (dikush) nuk ia zgjat dikujt, merr vendim të shpejtë e të prerë lidhur me të; i jep dikujt përgjigjen e duhur, ia thotë drejtpërdrejt e pa e zgjatur ç’ka për t’i thënë a ndahet me të menjëherë; i pret drutë të shkurtra; i do drutë të shkurtra; s’i bën drutë të gjata; ia preu shkurt (dikujt); i bie shkurt; i ka fjalët të shkurtra; i tregon vendin (dikujt). Ia preu shkurt (dikujt) ia tha diçka në mënyrë të vendosur, pa mëdyshje dhe pa e zgjatur më tej; nuk e duroi shumë, s’ia zgjati; i ra shkurt (dikush); i pret drutë shkurt (dikush); i pret drutë të shkurtra (dikush); i do drutë të shkurtra (dikush); s’ia bëri të gjatë; i ka fjalët të shkurtra (dikush); s’ia bëri as një as dy. Shkurt *hesapi.
SINTETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përmbledh me anë të sintezës; përgjithësoj dhe paraqit përmbledhtazi anët më të rëndësishme dhe më themelore; kund. analizoj. Vepër që sintetizon historinë tonë. Ka sintetizuar një epokë të tërë historike. Të sintetizojë tërë përvojën më të mirë.
2. kim. Prodhoj diçka me anë të sintezës kimike. Sintetizon yndyrat. Disa organizma të tjera sintetizojnë lëndët ushqyese.
SINTETIZÚES,~E mb. 1. Që ka aftësinë të bëjë sintezë; kund. analizues. Proces sintetizues. Ka dhunti sintetizuese. Kjo kërkonte aftësi sintetizuese.
2. Që paraqet në mënyrë përgjithësuese e përmbledhtazi anët më të rëndësishme e themelore, që përgjithëson, përgjithësues. Vepër sintetizuese. Botoi një artikull sintetizues. Njihej për shkrimet e tij sintetizuese. Mënyra e krijimit të tekstit sintetizues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë