Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJGÓSJ/E,~A f., bised. 1. Veprimi kur bajgos diçka (bagëtia e trashë) a kur bajgosem; përlyerje me bajga, fëlliqje.
2. Gjendja kur bajgoset diçka a kur bajgosem.
3. mjek. Të shkuarit bark, heqje barku, lëbarke, purthë.
4. fig., keq. Këputje, stërlodhje, rraskapitje.
✱Sin.: pëgërje, lëbarke, purthë, bizgë, laturisje, llangosje, lerosje, cërrlë, shkulë, zdërre.
DAMKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur damkos dikë a diçka; vënia e një damke dikujt a diçkaje; vënie e shenjës dalluese me damkë zjarri, dylli etj.; vendosja e damkës. Damkosja e lëkurës. Damkosja e bagëtive. Damkosja e drurëve.
2. fig. Gjendja kur damkos dikë a diçka; njollosje e emrit të dikujt për ta turpëruar botërisht. Damkosje e turpshme.
✱Sin.: damkim, vulosje, turpërim, njollosje, fëlliqje, përdhosje, përlyerje.
GJAKÓSJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Plagosje e një pjese të trupit sa del gjak; përgjakje. Gjakosja e këmbës. Gjakosje e dhëmbëve.
2. Përlyerje e diçkaje me gjak; njollosje; përgjakje. Gjakosja e këmishës.
3. fig. Përleshje, kacafytje me dikë. Gjakosja e protestuesve.
✱Sin.: përgjakje, njollosje, gjakim, gjakësim, lakanisje, lakërim, përlyerje, përleshje, kacafytje, gjakderdhje.
KOMPROMETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr., mospërf. 1. Përpjekje për të njollosur figurën e dikujt; njollosje.
2. edhe fig. Mënyrë komprometuese; pështjellim; ngatërresë.
✱Sin.: njollosje, përlyerje, pështjellim, ngatërrim, ngatërresë.
NDÓTJ/E,~A f. 1. Infektimi e mjedisit natyror me lëndë kimike ose biologjike në një shkallë të tillë, që shkaktojnë çrregullime ose dëme, duke vështirësuar jetën e tërë organizmave të gjalla, të pranishme në atë mjedis. Ndotja e ujit (e tokës, e ajrit). Ndotje mjedisore. Ndotje atmosferike. Ndotje nga djegiet e pyjeve (e mbeturinave).
2. Veprimi kur ndot dikë a diçka ose kur ndotem; kund. çndotje. Ndotja e duarve. Ndotje akustike.
✱Sin.: fëlliqje, të ndotë, ndot, ndyrje, molepsje, infektim, kallajisje, lerosje, lyrosje, ndragie, përlyerje, përdhosje, zhyerje, dëmtim, laturisje, llagavitje, llangosje, ndyrësi, prishje.
NJOLLÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur njollos diçka a dikë ose kur njollosesh. Njollosja e rrobave. Njollosja e emrit. Njollosja e imazhit.
2. Gjendja kur njollos diçka a dikë ose kur njollosesh.
3. bujq. Sëmundje bimësh, që shfaqet me njolla në gjethet e në pjesët e gjelbra. Njollosja pikalore. Njollosja e kuqe. Njollosja kafe. Njollosja e fikut. Njollosja e bizeles.
4. Vendosja e njollave ose e shenjave mbi një bimë. Njollosja e pemëve që duhen prerë.
✱Sin.: përlyerje, lerosje, zhyerje, llackosje, ndyrje, ndotje, fëlliqje, vrugim, vrugie, balosje, përdhosje, nxirje.
PËRDHÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përdhos dikë apo diçka ose kur përdhosem. Përdhosja e gjërave të shtrenjta (të dashura).
2. Gjendja pasi përdhos dikë apo diçka a përdhosem.
✱Sin.: ndotje, përlyerje, fëlliqje, njollosje, ndyrje, zvetënim, prishje, përçudnim, shthurje, çoroditje, poshtërim, dhunim, bastardim.
SPËRKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur spërkat a spërkatem. Spërkatja me ujë. Spërkatja me pompë. I bënë spërkatjen.
2. Proces i përpunimit të bimëve barishtore e drusore me përbërës helmues, me qëllim ruajtjen e tyre, nëpërmjet shpërndarjes së përzierjeve të lëngëta në formën e spërklave me përmasa shumë të vogla. Spërkatja e parë. Spërkatja e të lashtave (e vreshtave, e duhanit). Spërkatja me gurkali. Spërkatja me aeroplan.
✱Sin.: stërpikje, stërkitje, cirkim, çikëlim, pikim, pikje, njomje, vesim, vesitje, lagie, mekje, lëmekje, përlyerje, lyrosje.
ZHGËRRÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gërryerja me vrull e për një kohë të gjatë e dheut, plehut, borës etj., duke e hedhur sa andej-këtej. Zhgërryerja e dheut.
2. Shkarëzimi i kafshëve në tokë, në baltë etj.
3.Tërheqja zvarrë ose rrokullisja e dikujt a diçkaje në pluhur; fëlliqje, ndotje. Zhgërryerje nëpër baltë.
4. fig. Të harxhuarit e diçkaje pa masë. Zhgërryrja e pasurisë.
5. fig. Përdhosja e dikujt si një gjë pa vlerë. Zhgërryrja e pleqve. E kam vuajtur në kurriz zhgërryrjen.
✱Sin.: gërryerje, shkarëzim, fëlliqje, ndotje, përlyerje, zhyerje, ndotje, lerosje, përdhosje, poshtërim.
ZHÝERJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zhyej diçka; lerosje; ndyrje me diçka. Zhyerja e rrobave (e kostumit, e këmishës etj.). Zhyerja e fasadave (e mjediseve).
2. fig. Njollosje a përlyerje e emrit të mirë; fëlliqje. S’ka më keq se zhyerja e emrit. Më i mirë litari se zhyerja e emrit. (fj. u).
✱Sin.: përlyerje, ndotje, ndyrje, fëlliqje, lerosje, njollosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë