Fjalori

Rezultate në përkufizime për “përlotem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOBOTIJ

BOBOTÍ/J jovep., ~TA, ~TUR bised., vetv. Qaj me të madhe, qaj me “bobo”. Bobotinte nëna.
Sin.: lotoj, dënes, dënesem, përlotem, vajtoj, cingëroj.

LOTOJ

LOT/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Derdh lot, më rrjedhin lotët nga sytë; qaj me lot, vajtoj. I lotojnë sytë. Lotonte nga tymi. Nëna po lotonte.
2. kal. E qaj dikë me lot, e vajtoj. E lotuan shumëvdekurin.
3. jokal., vet. v. III Nxjerr ujë a lëng pika-pika, pikon nga pak, qan. Lotojnë bimët (lulet). Loton hardhia. Loton muri (pusi). Loton dheu. Loton shtamba (ena).
Sin.: përlotem, qaj, vajtoj, pikon, buis, kullon, bulëzon.
I lotojnë *sytë (për dikë a për diçka). lotojnë *sytë (kur e shoh dikë a diçka).

MOLLOVITEM

MOLLOVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Ënjtem, buhavitem. Iu mollovit dora (këmba).
2. I mbush sytë me lot, bëj sikur qaj.
Sin.: ënjtem, fryhem buhavitem, mbufatem, ngufatem, mullosem, muçitem, përlotem.

PËRKOTJE

PËRKÓTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përkot ose kur përkotem.
2. Gjendja kur përkot ose kur përlotem.

PËRLOTJE

PËRLÓTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përlot dikë ose kur përlotem.
2. Lotim. Pamje tronditëse e përlotje. Përlotja e burrit.

PËRLOTOHEM

PËRLOT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përlotem.

PËRLËNGEM

►PËRLË́NG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përlotem.
2. pës. e PËRLËNG.

PËRQURREM

PËRQÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. kullojnë qurrat nga hundët. Qante dhe përqurrej.
2. vetv. Përlotem ose bëj sikur qaj për dikë. Mos u përqurr kot.
3. pës., vet. v. III e PËRQÚRR.
Sin.: përqurros, qurravitem, kërrnjotem, qurrohem, qurrosem.

SKËRTHIQEM

SKËRTHÍQ/EM jovep., ~A, ~UR bised., vetv. Përlotem, qaj. Skërthiqet gjithë ditën, sikur nuk ka punë tjetër. U skërthiq për një kohëgjatë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.